EKONOMI

Tatimet sqarojnë profesionet e lira. Procedura si do e paguajnë TVSH-në avokatët

10:09 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Pasi Gjykata Administrative rrëzoi vendimin e qeverisë që parashikonte që avokatët do të paguanin TVSH nga zero, Tatimet kanë sqaruar mënyrën se si do të veprohet tani. Sipas Tatimeve, përfshihet në skemën e TVSH-së, vetëm pasi të plotësojë kriterin e qarkullimit të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Aktualisht ky kufi është 5 milionë lekë, ndërsa nga 1 prilli, kufiri do të ulet në 2 milionë lekë. Sipas njoftimit të Tatimeve: “Bazuar në vendimin e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, nr.00-2017-1809, dat? 19.07.2017, i cili ka shfuqizuar pjesërisht aktin administrativ VKM nr.953, datë 29.12.2014 ‘Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014’ ‘Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë’ në nenin 11, pika 2, për profesionin e avokatit, duke e trajtuar profesionin e avokatit si një veprimtari ekonomike që duhet të përfshihet në skemën e TVSH-së, vetëm pasi të plotësojë kriterin e qarkullimit të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe në referencë të ligjit 92/2014 ‘Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në RSH’, i ndryshuar, neni 120 dhe 122. Të gjitha subjektet tatimpaguese që janë të regjistruar dhe ushtrojnë profesionin e avokatit, mund t’u drejtohen drejtorive rajonale, ku ata janë të regjistruar për të deklaruar në mënyrë individuale zgjedhjen për të qenë pjesë ose jo e skemës së TVSH-së, në mënyrë që këta të fundit të ndryshojnë përgjegjësinë tatimore për subjektet tatimpagues që ushtrojnë profesionin e avokatit. Ndërkohë, me paraqitjen e tyre pranë shërbimit të tatimpaguesve në DRT përkatëse, do të orientohen për procedurat e mëtejshme që do të ndjekin”, përfundon njoftimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.