BOTA

Arabi Saudite, brenda “burgut luksoz”, ku po qëndrojnë 11 princër

17:11 - 23.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Publikohen pamje nga burgu ku janë vendosur dhjetra figura të rëndësishme të Arabisë Saudite, mes tyre edhe 11 princër. Në fakt, nuk është burg nga ata që jemi mësuar të shohim, por një nga hotelet më luksoze dhe prestigjioze në Arabinë Saudite, “Ritz Carlton”, i cili njihet në të gjithë botën. Gazetarja e BBC Lyse Doucet, është e para që është lejuar të futet në këtë hotel nw Riad, ku po bahen të mbyllur personat në fjalë, të cilët akuzohen për korrupsion. “Që prej 4 Nëntorit, ky hotel është shndërruar në një burg të mrekullueshëm. Brenda ndodhen rreth 200 persona të elitës së Arabisë Saudite, ku mes tyre raportohet se janë edhe 11 princër”-shpjegon gazetarja e BBC. Ajo shton se mes të arrestuarve janë edhe dy nipat e mbretit Salman, të cilët akuzohen për korrupsion e pastrim parash. “Vendi ku janë vendosur të akuzuarit nuk ka të krahasuar. Aty ka pishinë luksoze, restorante, palestër. Çdo gjë shkëlqen. Gjatë bisedave që patëm me zyrtarët në Arabinë Saudite, na bënë të ditur se mesnatën e 4 nëntorit, kur i sollën të arrestuarit këtu, ishin shumë të inatosur. Disa prej tyre kishin menduar se kjo ishte thjesht një shfaqje që nuk do të zgjaste. Por kur kuptuan se i kishin sjellë për të qëndruar, ishin inatosur tejmase”-është shprehur gazetarja Lyse Doucet. 95% e personave që ndodhen këtu, dëshirojnë të bëjnë marrëveshje për të dalë nga hoteli, duke dhënë shuma të mëdha parash”-bëm më tej të ditur gazetarja. GSH.al




Juliana Knezi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.