SPORT

Dënohet me 9 vite burg futbollisti brazilian Robinho

23:09 - 23.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Futbollisti brazilian, Robinho, është dënuar me 9 vite burg, pasi ka marrë pjesë në një përdhunim në grup ndaj një shqiptareje në Milano në vitin 2013. Gjykata italiane dha vendimin teksa tha se futbollisti 33 vjeçar së bashku me 5 brazilianë të tjerë sulmuan 22 vjeçaren shqiptare, pasi e dehen me alkool në një klub nate. Futbollisti barzilian nuk ishte në gjykatë kur u dha vendimi pas pesë vitesh, por ka pretenduar pafajësinë përmes avokatit të tij. Vendimi nuk do të futet në fuqi, derisa procesi i apelimit të përfundojë, njofton agjencia e lajmeve BBC. Robinho ka qenë dy vjet lojtar i Manchester City dhe aktualisht luan për Atletico Mineiro në Brazil. Përmes një postimi në rrjetin social “Intagram” ai ka reaguar duke kundërshtuar të gjitha akuzat ndaj tij dhe shtoi se po ndërmerren të gjitha masat ligjore. J.K gsh.al





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.