SPORT

Panuçi: Hysajn nuk e luaj në të majtë, Alijin do e thërras edhe pa skuadër

15:04 - 23.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, në konferencën e sotme për shtyp foli edhe për mundësinë e aktivizimit të Hysajt në krahun e majtë të mbrojtjes, ashtu siç po ndodh te Napoli për shkak të dëmtimeve, si dhe për grumbullimin e Alijit edhe pse pa ekip, raporton PanoramaSport.




Hysaj në krah të majtë?

“E dimë që Hysaj mund të luajë edhe në të majtë, por kam shumë besim te Lenjani, Aliji, Memolla. Uroj që Aliji të gjejë skuadër në janar, besoj shumë te ai. Nëse s’kemi asnjë nga këta, mund të vë dhe Veselin majtas. Për momentin Hysaj nuk preket nëse vazhdon të punojë mirë, por në kombëtare s’e ka vendin të sigurt askush.”

Grumbullimi i Alijit pa ekip

“Me të gjithë menaxherët e futbollit që janë në botë, më duket e çuditshme që Aliji s’ka ekip. Duke qenë se besoj te ai, e mora në Turqi, por nëse s’ka skuadër as në mars, do vijë edhe në mars. Doja t’i jepja një mundësi dhe t’i tregoja disa gjëra se si punohej.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.