BOTA

Restoranti i parë nudo në Paris

18:57 - 23.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Restoranti O’Naturel mendohet se është restoranti i parë nudist në kryeqytetin francez. Klientët duhet t’i lënë të gjitha rrobat e tyre dhe telefonat tek dera. Pra, rregulli numër një i restorantit “O’Naturel” është që duhet të drekosh ose darkosh i pa veshur. Dritaret e tij janë të mbyllura, në mënyrë që njerëzit nga jashtë të mos kenë mundësinë të shohin klientët. Gjithashtu edhe fotografitë nuk lejohen, në mënyrë që gjithçka mes klientëve të jetë private. “Po ta mendosh mirë, një nudist nuk është i tillë vetëm në verë. Kështu që menduam t’iu ofronim atyre mundësinë të ishin të lirshëm gjatë gjithë vitit. Ndryshe nga klientët, ligji francez kërkon që stafi të jetë i veshur plotësisht”-është shprehur bashkëpronari i restorantit. “Jemi në zemër të Parisit. Është thuajse 10:00 e darkës dhe ne jemi në një restorant, tërësisht nudo”-është shprehur një prej klientëve. “Fillimisht kisha dyshime, por më pas mendova pse jo? Dhe është vërtet këndshëm”-është shprehur një tjetër kliente.  J.K gsh.al





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.