EKONOMI

Afati i fundit për “amnistinë” fiskale. Tatimet sqarojnë bizneset si të përfitojnë

08:12 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Ornela MANJANI

 

Kur ka mbetur vetëm një muaj kohë nga përfundimi i afatit ligjor për fshirjen e detyrimeve tatimore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një material të posaçëm sqaron tatimpaguesit se si mund të përfitojnë. Tatimpaguesit që kanë tepricë kreditore të TVSH-së ose të një tatimi tjetër përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve tatimore, pas kompensimit (zvogëlimit) të tepricës kreditore deri në masën e tatimit principal të papaguar. Kur teprica kreditore nuk mbulon vlerën e plotë të tatimit të papaguar, tatimpaguesi duhet të kryejë pagesën e pjesës së mbetur të tatimit të papaguar, në mënyrë që të përfitojë nga fshirja e dënimeve administrative. Kompensimi i tepricës kreditore me detyrimin tatimor të papaguar zbatohet pa kontroll paraprak të tepricës kreditore nga administrata tatimore. Ligji parashikon ndërprerjen e masave të mbledhjes me forcë nga administrata tatimore për detyrimet tatimore të papaguara që fshihen/shuhen.
Të përjashtuarit
Tatimpaguesit e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore, në kuptim të legjislacionit të fushës nuk mund të përfitojnë nga fshirja/falja e detyrimeve tatimore të papaguara. Ndërkohë që për të përfituar nga fshirja e detyrimeve tatimore të papaguara, të cilat janë në proces ankimimi administrativ ose gjyqësor, tatimpaguesi duhet të heqë dorë nga ankimi administrativ ose gjyqësor në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatës administrative kompetente. Bazuar në Ligjin Nr. 33/2017, datë 30.3.2017, të gjithë tatimpaguesit e regjistruar në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistruar që kanë detyrime tatimore të papaguara ndaj administratës tatimore qendrore e vendore, mund të përfitojnë nga fshirja/falja sipas kushteve të përcaktuara në ligj. Tatimpaguesit e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore, në kuptim të legjislacionit të fushës, nuk mund të përfitojnë nga fshirja/falja e detyrimeve tatimore të papaguara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.