Kryesore

Basha: Xhafaj dekonspiroi arrestimet, drejtori i Vlorës i ka mbrojtur për 4 vite vëllain

13:39 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ashtu siç ishte bërë e ditur nga zyra e PD-së pas përfundimit të takimit me katër deputetët në Kryesinë e Kuvendit, duke folur për mediat u shpreh se dekonspirimi i aksionit të arrestimeve është bërë nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.




“Një gjë mund të them se dekonspirimi i aksionit për arrestimin e aksioni është bërë nga Xhafaj me porosi të Ramës për të mbrojtur këta njerëz dhe Tahirin

Arsyeja: Rama nuk mund të lejojë arrestimin e njerëzve që do të luanin rol në inkriminimin e vetë Tahirit, Xhafaj, edhe Ramës

Si mund të arrestojë Fatmir Xhafa drejtorin e vlerës që mbrojtur për 4 vjet vëllanë e tij?

Si mundet Xhafaj të firmosë urdhër arresti ndërkombëtar për këta tre koka të policisë kur ka 4 vite që refuzon të zbatojë urdhrin e ndalimit ndërkombëtar për vëllanë e tij.

Këto fakte dhe të tjera dhe të sjella nga opozita faktojnë se Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë funksion si organizatë kriminale.

Është një emergjencë kombëtare, një çështje e rëndësishme që të nisë vetingu i policisë.

Duhet një reformim tërësor i Policisë së Shtetit nga një ekip me integritet po kjo nuk mund të ndodhë sa kohë procesi diktohet nga Rama.

Hapi i parë është largimi i Ramës nga kreu i qeverisë. Hapi i dytë spastrimi i Ministrisë së Brendshme. Për të pastruar këtë kancer që ka shtrirë tentakulat e veta përfshirë edhe kryeministrin.

Gjendja është alarmante. Veprimi i parë që inkurajojmë prokurorinë, është hetimi i kokave të trafikut të drogës. Arrestimi i Saimir Tahirit dhe kokave të policisë përfshirë në këtë aferë është parathënia e një operacioni për pastrimin e politikës së nga krimi.

Edi Rama do bëjë gjithçka për të ndaluar arrestimin e policëve të korruptuar, Xhafaj do bëjë gjithçka.

Në këtë skandal është drejtpërdrejt përgjegjësi kryesor për ngritjen në detyrë të Saimit Rahirit,  Edi Rama. Ndaj opozita dhe PD propozojnë si domosdoshmëri largimin e Ramës, për pastrimin e kupolës qeveritare nga krimi.

Largimi i Edi Ramës është politike, e kemi kërkuar dhe do ta kërkojmë me forcë”. , – ka bërë të ditur Basha.


Shfaq Komentet (11)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Shiti detin, vrau ne 21 janar, vrau sokol olldashin fjeti gjum ne bashki e na u zgjua tani bukuroshja e fjetur per te bere opozit. Nga dramat qe kan ndodhur ne partin e tij i duken drama gjithandej.

    Përgjigju ↓