BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Ema Andrea: Ja kush është thesari im. Ruçi dhe Dokle nuk ndahen asnjëherë. Fidel Yllit gjithmonë i intereson shtypi. Ermal Fejzullahu, në publik me të dashurën. E papritura e Bleros

16:00 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Ema Andrea: Ja kush është thesari im. Ruçi dhe Dokle nuk ndahen asnjëherë. Fidel Yllit gjithmonë i intereson shtypi. Ermal Fejzullahu, në publik me të dashurën. E papritura e Bleros




Ema Andrea: Ja kush është thesari im
Kudo që shkon preferon ta marrë me vete dhe në shumë intervista ka deklaruar se kur rri me të bëhet si ajo, i përshtatet moshës dhe shijeve të saj. Është fjala për aktoren e mirënjohur Ema Andrea dhe vajzën e saj. Siç shihet edhe nga kjo foto, Ema ka qenë e pranishme në një premierë bashkë me të bijën ndërsa të dyja ngjajnë si dy shoqe të mira, duke folur dhe ndarë mendimet për cdo gjë. Siç shihet edhe nga foto, Ema ka zgjedhur një tjetër look në këtë aktivitet, duke u veshur me një fustan të gjatë, ndryshe nga jemi mësuar ta shohim në më të shumtën e rasteve.

Ruçi dhe Dokle nuk ndahen asnjëherë
Kjo është një nga ato kafet që preferojnë ta pijnë gjithmonë bashkë dhe ambientet nuk i tradhëtojnë asnjëherë, zgjedhin gjithmonë ato praën selisë së Partisë Socialiste. Dy deputetët e majtë Gramoz Ruçi dhe Namik Dokle zgjedhin shpesh herë shoqërinë e njëri-tjetrit për të pirë një kafe apo çaj sëbashku dhe nuk kalon shumë dhe tavolina plotësohet edhe me kolegë të tjerë deputetë. Bisedat i përkasin kryesisht profilit politik por nuk mungojnë edhe rastet që batutat pasojnë njëra-tjetrën, ndërsa të dy në dukje shfaqen shumë seriozë.

Fidel Yllit gjithmonë i intereson shtypi
Kjo foto është fokusuar një paradite nga këto, ku Fidel Ylli sapo ka parkuar makinën e tij tip Benz dhe ka bërë disa metra më këmbë. Është drejtuar për tek një dyqan gazetash dhe ka zgjedhur në morinë e shtypit të ditës. Ka qenë mjaft i përqëndruar aq sa nuk e ka vënë re fare edhe praninë e paparacit tonë që e kishte kapur në objektivin e tij. Për çfarë interesohet kaq shumë Fideli, mos ndoshta për ndonjë reagim të zhvillimeve më të fundit të angazhimeve të tij profesionale apo synimeve që ai ka? Gjithsesi, ajo që kuptohet është që është mjaft I interesuar për atë se çfarë shkruhet në shtyp.

Ermal Fejzullahu, në publik me të dashurën
Ermal Fejzullahu për herë të parë është shfaqur në publik me një vajzë të bukur, emri i së cilës deri tani mbetet i panjohur. Ai së bashku me një brune ka ecur nëpër tapetin e kuq për të marrë pjesë në “Video Festin Muzikor”, nata finale e të cilit është mbajtur në Prishtinë në datën 19 maj. Ermali asnjëherë deri më tani nuk ka folur për lidhjet e tij me vajzat, ndërsa nuk është parë kurrë me ndonjë të tillë në vende publike. Por kësaj radhe ai duket ta ketë më seriozisht lidhjen, përderisa dhe paraqitet në një eveniment të rrethuar me kamera e aparate fotografikë dhe me vëmendje shumë të madhe të publikut. Sido që të jetë, mbase për Ermalin tani e tutje do të jetë më e lehtë të flasë për lidhjen e tij me bukuroshen, të cilën sipas të gjitha gjasave nuk e ka marrë me vete thjesht si një shoqëruese në mbrëmjen Gala, ku zakonisht VIP-at shkojnë me personat e tyre më të afërt.

E papritura e Bleros
Ndërsa këngëtari Blero, edhe pse ka ardhur në “Video Fest” me një vajzë bukuroshe për krah, e ka mohuar ta ketë atë të dashur. Vajza e quajtur Besa, e cila shoqëronte Bleron, rezultoi të ishte thjesht një shoqe. Edhe vetë këngëtari ka korrigjuar prezantuesin kosovar, i cili tha se po priste Bleron me të dashurën e tij. “Jo, kjo nuk është e dashura ime, është shoqja ime Besa”, – ka thënë Blero shpejt e shpejt, ndërsa mbante vajzën për krahu. Blero edhe në “AfterParty” ka qenë i shoqëruar nga “shoqja” e tij, Besa.

Ky shkrim është botuar më 24 maj 2008

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.