Kryesore

Dekonspirimi i operacionit për kapjen e 3 ish-zyrtarëve, Xhafaj kallzim në Prokurori

19:24 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka bërë një kallëzim penal në Prokurori lidhur me dekonspirimin e operacionit për kapjen e 3 ish-zyrtarëve të policisë të dyshuar si të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike.




Materiali i kallëzimit është nisur me postë në Prokurori. Dyshohet se 3 ish-policët për të cilët ka lëshuar urdhër-arrest prokuroria kanë lidhje me Habilajt. Kujtojmë se një ditë më parë kryeministri Edi Rama paralajmëroi në një studio televizive se Xhafaj do të bënte kallëzim penal ditën e sotme për dekonspirimin e operacionit.

Prokuroria për Krime të Rënda ka nxjerrë urdhër-ndalimet për shtetasit:

Jaeld Çela, ish-Drejtor i Policisë Vendore Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Prill 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikim të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284, 283/a dhe 333/a.

Gjergj Kohila, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Maj 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a, të Kodit Penal.

Vendimi i Gjykatës në mungesë për masën e sigurisë “Arrest në Burg” është nxjerrë për shtetasin Sokol Bode, ish-shef i Postës së Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, i pezulluar nga detyra në datë 25 Tetor 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a, të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (8)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Duke punuar per reformim te thell te policise arrihet qe kjo e fundit te behet sa me eficente dhe mbi te gjitha te jet ne kushtet e policise se vendeve fqinje

    Përgjigju ↓