Kryesore

Emri i tij rezulton në përgjimet e EULEX-it, Dako i përgjigjet akuzave: Janë thashetheme mjerane të PD-së

11:17 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka reaguar menjëherë Vangjush Dako, kryetari i bashkisë së Durrësit pas akuzave, se emri i tij rezulton në përgjimet e EULEX-it.  Ai i ka mohuar akuzat dhe theksoi se do të përballet me çdo gjë po të jetë nevoja.




“Akuzat janë thashetheme dhe do përballem po të jete nevoja. Hedh poshtë të gjitha akuzat që bën PD mjerane që ka ngelur me 4 deputetë në Durrës.”, tha Dako. Deklaratën kryebashkiaku Dako e bëri gjatë aksionit ‘Të pastrojmë Shqipërinë’.

AKUZAT E OPOZITËS
Të hënën, përmes një deklarate për mediat, kreu i opozitës Lulzim Basha denoncoi publikisht ekzistencën e këtyre përgjimeve për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Ndërkohë pas deklaratës së kreut të PD, pasoi edhe ajo e ish-kryeministrit Berisha, i cili theksoi se përgjimet e Dakos kanë ndodhur gjatë fushatës elektorale, duke shtuar se në këto përgjime është i regjistruar edhe vëllai i Kryeministrit.

“Gjushi, i vetmi sherholder me Ramën në narkokabinetin aktual, është i regjistruar në biseda kriminale me banda trafikantësh edhe nga EULEX-i i Kosovës. E vërteta është se nga EULEX-i nuk është i regjistruar vetëm Gjushi, por dhe shumë më rëndë, vetë Rama. Në disa nga këto regjistrime, veçanërisht ato të grupit të Xibrakës, rezultojnë të përfshirë direkt dhe me lidhje shumë imtime Edi dhe Olsi Rama.

Këto regjistrime u janë dhënë, përveç instancave që drejtojnë shërbimin e jashtëm në Bruksel, edhe disa prej shërbimeve të vendeve kryesore”, deklaroi Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.