AKTUALITET

EMRI/ Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet 38-vjeçari

15:00 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Ersekës. Burime pranë uniformave blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Klodian Dhëmbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases S.DH, 31 vjeçe.




NJOFTIMI I POLICISË


Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Klodian Dhëmbi, 38 vjeç, banues në Ersekë.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 23.11.2017, në banesë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases S.DH, 31 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.