POLITIKË

Ilir Meta, vizitë jo-zyrtare në Serbi për të takuar shqiptarët e Preshevës

10:49 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të udhëtojë drejt Serbisë, në një “vizitë jozyrtare”. Të paktën kështu ka bërë të ditur agjencia Beta, e cila shkruan se më datë 3-4 dhjetor, Meta do të vizitojë komunën e Medvegjës. Gjithashtu, agjencia raporton se ka marrë konfirmimin nga qeveria lokale në qytet jugor të Serbisë.




Mësohet se gjatë qëndrimit dy ditor, Meta do të qëndrojë në Hotelin Gejzer në Sijarinska Banja dhe gjatë kësaj vizite në Medvegjë do të takohet me këshilltarët komunalë dhe zyrtarë të komunitetit etnik shqiptar.

Duke iu referuar agjencisë, Presidenti i Shqipërisë do të ketë takime jozyrtare me Nebojsha Arsiçin, kryetarin e komunës dhe kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviç.

Qeveria e Serbisë është njoftuar për ardhjen e ardhshme të Metës në Medvegjë. Sipas statistikave të fundit, rreth 7,000 njerëz jetojnë në komunën e Medvegjës, 520 prej të cilëve janë anëtarë të pakicës kombëtare shqiptare. Shqiptarët që u shpërngulën në Kosovë pas luftës, herë pas here kthehen në Medvegjë për të vizituar pronën e tyre dhe për të votuar në zgjedhjet lokale.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.