BOTA

Kryeministri Haradinaj flet për arrestimin e Albin Kurtit dhe dy deputetëve tjerë të VV-së

12:34 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka komentuar arrestimin e deputetëve të Vetëvendosjes sot para Kuvendit.




Ai ka thënë se i vjen keq për atë se çfarë u ka ndodhur sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Por, i pari i ekzekutivit ka deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes duhet të paraqiten para Gjykatës sa herë që ata thirren.

“Sot ndodhi arrestimi i deputetëve të Kosovës. Tani e vërteta është se kundërshtonim marrëveshjet që mbesim rrezik për Kosovën. Ne mendojmë që ai rebelim i atëhershëm ka sjelle të mira. Ndërsa qëndrimi i Aleancës atëherë ka qenë që meqenëse është kundërshtim politik e jo ligjor. Unë mendoj që deputetët që kanë kundërshtuar nuk kanë pse të mos paraqiten në Gjykatë, ata nuk kanë bërë asgjë që meriton me u fsheh. Të gjithë e kemi bërë me vetëdije kundërshtimin”, ka theksuar Haradinaj.

Ndërsa, sa i përket bllokadës së punës së Kuvendit që nuk po arrin të mbajë seancë normale, Haradinaj ka thënë se duhet konsensus. Sipas tij, partitë politike ende nuk i ka lëshuar sikleti i zgjedhjeve. /indeksonline/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.