AKTUALITET

“Policit i tha ‘më ka sjellë partia’”, ish-drejtori në ministri kujton ditën e parë të punës së Elona Gjebreas

12:54 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Historiani Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar sot një episod, sipas tij, të ndodhur që në ditën e dytë kur qeveria mori votëbesimin në Kuvend në vitin 2013. Episodi flet për Elona Gjebrean, emri i ish-zëvendës ministres së Brendshme në kohen kur ky dikaster drejtohej nga Saimir Tahiri, që përmendet në dosjen e hetimit të Habilajve.




“Të nesërmen u paraqit në derën kryesore të ministrisë një zonjë e cila pretendoi se ishte zëvendësministrja dhe këtë punë e kishte vendosur partia”, – ka shkruar Dervishi.

REAGIMI I PLOTE:

Zëvendësministrja dhe partia

Nga përvoja ime e viteve 2013-2014 po tregoj një ngjarje në Ministrinë e Brendshme. Tranzicioni është moment interesant në çdo qeverisje. Në këto raste, militantë të thekur tregojnë më shumë se çdo herë karakterin dhe sjelljen jo vetëm politike. Sapo ministria kishte ndërruar emrin, ishte bërë Ministria e Punëve të Brendshme, në mbrëmje mbërriti ministri. Ishte 15 shtator 2013. Qeveria mori votëbesimin në Kuvend. Të nesërmen u paraqit në derën kryesore të ministrisë një zonjë e cila pretendoi se ishte zëvendësministrja dhe këtë punë e kishte vendosur partia. Pavarësisht se nuk kishte vendim të Këshillit të Ministrave për emërimin e saj, ajo “i tregoi vendin” policëve të shërbimit se e kishte caktuar partia. Kësisoj, nga 15 shtatori 2013 deri në 5 tetor 2013, kur u emërua zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave, qëndroi në ministri, ndonëse nuk kishte asnjë status.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.