BOTA

Sekuestrohen 139 kg drogë në Janinë, shpallet në kërkim 21-vjeçari shqiptar

12:20 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është sekuestruar një tjetër sasi lënde narkotike nga policia greke, pas tre operacioneve që u ndërmorën dje, duke shpallur në kërkim edhe një shtetas shqiptar.




Mësohet se operacioni u zhvillua në Dhrisko, në aksin e vjetër Janinë-Trikalla, ku u sekuestruan 139 kg 150 gr marijuanë. Kështu, në total bashkë me drogën e kapur sot, sasia e bllokuar është 300 kg.

Droga, e ndarë në pako, u gjet në një mjet të parkuar në rrugë. Ndërkohë, në kabinë të mjeti u gjet dhe një pako e vogël me 68.8 gr marijuanë. Nga hetimet e policisë, rezulton se mjeti është në pronësi të një 21-vjeçari shqiptar, i cili u shpall në kërkim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.