BOTA

Sulm me bombë dhe armë në një xhami gjatë faljes, mbi 230 të vdekur në Egjipt

14:29 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

300 persona kanë humbur jetën për shkak të një sulmi me bombë dhe armë të kryer nga militantëtnt në veri të gadishullit të Sinait, mes tyre edhe 30 fëmijë. Mediat bëjnë të ditur se sulmi ka ndodhur gjatë faljes së namazit. Zyrtarë të shëndetësisë thonë se më shumë se 100 persona të tjerë janë lënduar nga sulmi. Autoritetet e sigurisë egjiptiane kanë bërë të ditur se ekstremistët kishin vënë në shënjestër përkrahësit e forcave të sigurisë në xhaminë e al-Raudahit në qytetin e Bir al-Abdit. Sipas autoriteteve militantët që ndodheshin në 4 makina tip fuoristradë hapën zjarr jashtë xhamisë gjatë faljes së namazit të së premtes. Militantët kanë sulmuar kryesisht forcat e sigurisë, por gjithashtu janë përpjekur të zgjerohen përtej gadishullit, duke goditur kishat e krishtera egjiptiane dhe pelegrinët. Sakaq, asnjë gurp nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por militantët e shtetit islamik ISIS kanë qenë autorë të një sërë sulmesh vdekjeprurëse në gadishullin e Sinait, sidomos ndaj kishave. Forcat e sigurisë së Egjiptit po luftojnë kundër Shtetit Islamik në veri të gadishullit të Sinait, i cili është përballur me një intesifikim të luftimeve në tre vitet e fundit. J.K  gsh.al




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.