Aktualitet

VENDIMI/ 40-vjeçari shqiptar vritet për hakmarrje në Itali, ja sa u dënuan vrasësit e Petrit Nikollit

21:59 - 27.11.17 gsh.al

Mbrëmjen e sotme, gjykata e Krimeve të Rënda në Rimini ka dhënë dënimet për 3 të akuzuarit për vrasjen e Petrit Nikollit, krim i ndodhur mbrëmjen e 25 Majit në Rivabella (Rimini), para një restoranti.

Edhe pse prokurorja Paola Bonetti kërkoi në pretencën e prokurorisë burgim të përjetshëm për të tre, gjykata vendosi:

  1. Lek Preçi, 25 vite burgim;
  2. Edmond Preçi ,(djali i Lek Preçit) 25 vite burgim;
  3. Altin Preçi (djali i vogël i Lek Preçit) 23 vite burgim.

Petrit Nikolli u vra në mes të rrugës me një plumb pistolete në pjesën e pasme të qafës. Pak orë pas krimit, u arrestuan tre shqiptarët, Lek Preçi dhe dy djemtë e tij.

Motivi i krimit ishte një hakmarrje familjare, pasi Nikolli shkoi ti jepte ndihmë mbesës së tij, e cila i kishte kërkuar atij ta merrte në Milano, pasi bashkëshorti, Edmond Preçi e dhunonte.

Ky gjest që i kushtoi jetën elektriçistit 40-vjeçar, i martuar me një fëmijë, ndërsa bashkëshortja e tij ishte shtatzënë kur Nikolli u vra.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *