POLITIKË

105 vjetori i Pavarësisë/ Presidenti Meta: 2018, viti i bashkëpunimit dhe promovimit të paqes në vend

20:26 - 28.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Pallatin e Brigadave është organizuar një pritje me rastin e Pavarësisë, ku Presidenti Meta theksoi se Viti i Skënderbeut do të forcojë ndjenjat e atdhetarizmit.




“28 nëntori është një festë përbashkuese shqiptare. Pavarësia është një ditë e lavdishme e popullit shqiptar. Skënderbeu dhe Ismail Qemali më shumë se kushdo tjetër kuptuan se ndasitë përcarëse mes shqiptarëve përbëjë rrezikun më të madh dhe fuqia qëndron te bashkimi. Identiteti shqiptar është unik dhe i pandashëm nga qytetërimi Europian. Ata na mëshuan se shqiptarët i lidh gjithçka me Europën dhe asgjë nuk i ndanë. Skënderbeu dhe Ismail Qemali lartësuan imazhin e kombit. Ne sot përkujtojmë edhe çlirimin, përkulemi me nderim për dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë. Reflektim për konsolidimin e demokracisë, përmirësimin e qeverisjes, zhvillimin e ekonomisë dhe anëtarësimin në BE. Promovim të paqes në rajon dhe bashkëpunim me aleatët në luftën. Ne do të punojmë që në 2018 të hapen negociatat dhe të garantohet e drejta e qytetarëve të Kosovës që të lëviznin të lirë në BE. Promovim të paqes në rajon dhe bashkëpunim me aleatët në luftën. Ne do të punojmë që në 2018 të hapen negociatat dhe të garantohet e drejta e qytetarëve të Kosovës që të lëviznin të lirë në BE,” tha presidenti Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.