BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Pango Barkës: Do pak ujë të ftillohesh? Përplasje mes ministrash. Eno & Albana! Ngjela: Ç’më duhet partia e re!

15:15 - 28.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Pango Barkës: Do pak ujë të ftillohesh? Përplasje mes ministrash. Eno & Albana! Ngjela: Ç’më duhet partia e re!




Përplasje mes ministrash
Paparaci ynë ka kapur këtë moment të ministrave të kabinetit qeveritar. Ministri i Financave Ridvan Bode duket se është i pakënaqur me mënyrën se si Pollo është duke i shpenzuar fondet e akorduara nga ministria e Financave. Pas shume telefonata të bëra gjatë fillimit të javës dhe refuzimit të tyre nga Pollo, Bode mezi priti mbledhjen e qeverisë së ditës së mërkurë për t’i kërkuar llogari dhe për t’i treguar vendin ministrit të Arsimit se ku duhet të prishen paratë. Pasi e dëgjoi të gjithë debatin Alibeaj si ministër i Drejtësisë i ka kujtuar financierit Bode se duhet të respektojë pavarësinë e ministrisë së Pollos për ministrin Barka. I gjithë ky debat ishte antipasta e fillimit të debateve në Kuvend.

Eno dhe Albana relaksohen në Pishina
Paçka motit të keq dhe temperaturave tejet të paqëndrueshme që po shoqërojnë këto ditë vendin tonë dy kolegët dhe miqtë e mirë me njëri-tjetrin, Eno Popi dhe Albana Osmani, e kanë gjetur një ditë të vetme për t’u relaksuar. Ata kanë shkuar bashkë edhe me një mikeshën e tyre tek pishinat tek ‘Fari’ në kryeqytet. Fati i ka ndihmuar që atë ditë koha të mbajë mirë dhe temperaturat të jenë të ngrohta, për të marrë disa rreze dielli e për të kaluar këndshëm sëbashku. Si gjithmonë ajo që spikat në këtë miqësi është komunikimi i Enos i cili shfaqet si djalë mjaft xhentil, duke mos ua prishur asnjërës nga mikeshat që e shoqërojnë, madje duke i falur edhe një masazh të mirë.

Ngjela: Ç’më duhet kjo partia e re mua
Ka lançuar prej disa kohësh se do të krijojë partinë e tij dhe këtë do ta shpallte në Nëntor por siç duket asgjë nuk po bën. Është lodhur shumë dhe mjaft ide i qarkullojnë në kokë ndërkohë që për një moment dorëzohet duke kërkuar paksa paqe në vetvete. E pra duket se Spartak Ngjelën e ka zënë dhembja e kokës, dhe në mbledhjen në të cilën ndodhet, nuk ka dashur t’iua dijë më por ka qëndruar për disa minuta kështu, siç e shihni në këtë foto. Më pas i është rikthyer ideve dhe mendimeve të tij, duke u treguar aktiv në diskutime, ndërsa përsa i takon partisë ende asgjë nuk është mësuar prej tij.

Pango Barkës: Do pak ujë të ftillohesh?
Në seancat e ndryshme të mbledhjeve të qeverisë veç marrjes së vendimeve apo zhvillimeve të tjera, ndodhin edhe ‘çudira’. Dhe ja tek shfaqen ministra të ndryshëm të kabinetit qeveritar që diskutojnë me njëri-tjetrin në momente të pushimit. Pango siç duket po mërzitet paksa nga muhabeti që po i bën ministri i Punëve të Brendëshme Kosta Barka dhe ndërsa ky i fundit i buzëqesh, ai ngre nga tavolina një nga disa shishet me ujë mineral. Ndoshta po mendon t’i ofrojë pak ujë për t’u kthjelluar rreth asaj që thotë ndërsa më pas mësohet se biseda nuk ka vazhduar gjatë.

Ky shkrim është botuar më 14 qershor 2008

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.