POLITIKË

Pasuesi i Llallës, flet juristi Gjata: Mandati i përfundon në 7 dhjetor por sipas kushtetutës…

21:58 - 28.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e sotme debate në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit qendër e debatit ka qenë zgjedhja e pasuesit të kryeprokurorit Adriatik Llalla ndërkohë që mandati i tij mbaron në datën 7 dhjetor.




Juristi Çlirim Gjata, ka pohuar se nuk mund të flitet kurrsesi që mandati i Llallës mbaron, nëse ky vendim nuk merret nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Mes të tjerash ai tregoi rrugën që duhet të ndiqet për të zgjedhur kryeprokurorin e ri, ndërsa shtoi se gjithçka përcaktohet në Kushtetutë.

“Nëse do ulemi të numërojmë mandatin e Llallës, data 7 është afati i fundit. Mandati është element kushtetues. Këtu problemi hyn në pjesën përbërëse të drejtësisë. Jo kot janë bërë këto procedura. Problemi është që nuk mundet që mediat, qytetari, prokuroria vet, organet e drejtësisë, dhe as parlamenti dhe kryeministri e presidenti që të thonë se kryeprokurorit i ka mbaruar mandati. Kushtetua jep procedurat kushtetuese. Politika nuk duhet të ndikojë tek mandati. Mandati i mbaron në mënyrë kushtetuese kur ta deklarojë Këshilli i lartë i Prokurorisë. Sikur KLP-ja mos ta deklarojë kurrë? Kjo duhet zbatuar e zezë mbi të bardhë. Momenti i dytë është mbi dispozitën kalimtare që ka të bëjë me kryeprokurorin me mandat të përkohshëm. Emërimi i prokurorit kalon në KLP. KLP deklaron mbarimin e mandatin, bën 3 kandidatura dhe parlamenti zgjedh një. I pari në listë zgjidhjet prokuror. Kur mbaron para kohe mandati i prokurorit? Kur jem dorëheqje, apo larg qoftë….Kur t’i mbaronte para kohe dhe s’do kishte KLP, do ndërhynte Kuvendi. Ne jemi në përfundim të mandatit të tij. Mandati i mbaron kur deklarohet vendimi i KLP-së.”, tha Gjata.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.