KULTURË

Çmimi Letrar “Balkanika”, përzgjidhen Bashkim Shehu e Luljeta Lleshanaku

16:46 - 01.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Romani “Loja, shembja e qiellit”, i shkrimtarit Bashkim Shehu është përzgjedhur nga juria kombëtare për t’u paraqitur në kompeticionin “Balkanika 2015”. Për këtë roman shkrimtari Bashkim Shehu është shpallur fitues i çmimit “At Zef Pllumi” – 2013. Po këtë vit juria e Panairit të Librit Fier e nderoi me çmimin “Autor i Vitit” – 2013. Është hera e dytë që shkrimtari Bashkim Shehu, përzgjidhet për të konkurruar në këtë garë letrare ndërballkanike. Në vitin 2007 ai u paraqit me romanin “Angelus novus” dhe arriti të ishte një nga tre të nominuarit e këtij çmimi. Romani “Loja, shembja e qiellit” është botuar në shqip nga Shtëpia Botuese TOENA, në vitin 2013. Për këtë roman dhe vlerat e tij letrare janë shkruar me dhjetëra artikuj vlerësues në median e shkruar. Për t’u paraqitur në kompeticionin “Balkanika 2016”, juria kombëtare përzgjodhi vëllimin me poezi “Homo Antarcticus” të poetes Luljeta Lleshanaku. Vëllimi poetik “Homo Antarcticus” është botuar në shqip nga Shtëpia Botuese OMBRA GVG në vitin 2015. Ky vëllim poetik ka marrë shumë vlerësime pozitive në median e shkruar.




Vëllimi poetik “Homo Antarcticus” i përkthyer në anglisht nga Ani Gjika si pjesë e vëllimit “Negative Space” ka fituar garën për mundësinë e financimit të përkthimit dhe të botimit në SHBA, si dhe çmimin letrar “PEN Translates” – 2017 në Britaninë e Madhe dhe, gjithashtu, mundësinë e botimit në Britaninë e Madhe gjatë pranverës të vitit të ardhshëm.

Çmimi Letrar ‘Balkanika’

Çmimi Letrar Balkanika jepet nga Fondacioni Balkanika me qendër ekzekutive në Sofje të Bullgarisë. Anëtarë të këtij Fondacioni janë shtëpitë botuese: Biblioteka 48 (Bullgari), Toena (Shqipëri), Magor (FYROM), Kedros (Greqi), Laguna (Serbi), Can (Turqi), Muzeul National al Literaturii Romane (Rumani). Fituesit e edicionit të 17-të dhe të 18-të të këtij Çmimi shpallen të dielën, në 3 dhjetor 2017, nga Juria Ndërballkanike e këtij kompeticioni, në Qendrën Kulturore për të Rinj – Shkup. Më parë këtë Çmim e kanë marrë shkrimtarët shqiptarë Fatos Kongoli (2002) dhe Ismail Kadare (2009). Për Çmimin “Balkanika 2015”, shkrimtari Bashkim Shehu është në garë me 6 autorë nga 6 vende të Ballkanit: Vladimir Yankovski “Invisible love” (FYROM); Christo Karastoyanov “The same night” (Bullgaria); Ana Ristovic “Directions for use” (Serbia); Seray ªahiner “The hairstyle of the bride” (Turqia); Dimosthenis Papamarkos “Gjak” (Greqia) dhe Simona Sora “Hotel Universal” (Rumania).

Për Çmimin “Balkanika 2016”, poetja Luljeta Lleshanaku është në garë me 6 autorë të përzgjedhur nga 6 vende të Ballkanit: Lidija Dimkovska “Non-Oui” (FYROM); Nikolay Milchev “You and the cats in the afternoon” (Bullgaria); Vladan Matijevic “Very little light” (Serbia); Murat Özyaºar “Laugh yellow” (Turqia); Panagiotis Kechagias “Final warning” (Greqia) dhe Bogdan Teodorescu “Spada” (Rumania)


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Xinxifuqe xinxifile Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pamja e juaj z. Bashkim tregon se po jetoni jeten, por me plot nostalgji, me mllef, me inferioritet,. Na jepni perdhtypjen si njeri i shtypur, nje njeri qe kerkon lemoshe e ku e di une. Di kete qe vertet nuk me vjen mire kur te shoh keshtu. Prinderit tane, dmth brezi para nesh (ata te mite ishin shum larg me te qenurit e atyre tuajve-per sqarim) ishte ai qe ishte, bene ate qe bene dhe nuk do rrime te trembur as trima as te eger e as te bute, por do te rrime me kembe ne toke. te sigurte ne vetvete, te shkruanjme dhe te tregojme gjithçka qe dime, gjihmone pa rezerva, pa frike, Pa menduar se ishe i atij apo i ketij. Te gjithe ata gabuan, edhe keta qe kane 27 vjet qe drejtojne po gabojne bile edhe me rendeshem se ata. Kete duhet ta thoni ju shkrimtaret, lerini ambicjet per merita, me komisione nga ky apo ai komision. Ec i sigurte pa ndertthurje, bej jeten tende. ndryshe mbetesh apo behesh njeri i rendomte.
    Pse ndodh keshtu? Te ka vrare jeta? Lere te shkuaren, jeto jeten tende, jepu te rinjve fryme te re, qe i pershtates epokes qe po kalojme. Tung
    Xinvifuqe Xinxifile

    Përgjigju ↓