20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 4 Dhjetor 1997/ Italia kthen emigrantët me dhunë

07:00 - 04.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Italia kthen emigrantët me dhunë

Skena dramatike në aeroportin e Rinasit: Mbërrijnë fatkeqët e parë




72 refugjatë zbohen nga kampi i TerAmos. Shkopinj gome edhe ndaj grave. Vetëm 53 vijnë në Tiranë

Reagime të ashpra ndaj dy qeverive. Frika mbulon refugjatët: Çdo të ndodhë me ne?

Italianët zbojnë me dhunë refugjatët shqiptarë. 72 vetë janë larguar nën peshën e forcës së shkopinjve të gomës. 53 prej tyre arrijnë në Rinas me dy avionë ushtarakë. Pas një pritje të gjatë ata janë nisur drejt  Vlorës dhe Fierit me dy autobuzë. Policia italiane ka sulmuar në orën 4 të mëngjesit një kamp të ndodhur në afërsi të Teramon, Pasi kanë shqyer derën kane përdorur forcë ndaj 72 personave që ndodheshin në grevën e urisë prej së dielës. Dhuna ka prekur edhe gratë dhe femijët. Koha e keqe i ka detyruar autoritet italiane  që të ndërrojnë mjetin e transportit drejt Shqipërisë. Trgeti që priste të nisej nga Ankona i ka lënë vendin avionëve ushtarakë.

• Dhuna ndaj emigrantëve

“Azzurri” përse kaluat në sulm?

 

• Një litër naftë arrin 80 lekë

Nafta dhe benzina kapin qiellin: Shoferët në alarm

 

• Hetimet e reja/  Rakipi: Kontrabanda deri në shtet

Kryeprokurori: Ka struktura që nuk duan ta luftojnë

 

• Një iniciativë tjeter e vetë Nanos

Tirana bën punët e Vitit të Ri

Që sot nis aksioni i madh i pastrimit

 

• Berat/ Blic policor në Vakëf: Ndalohen 10 vetë

 

• Tiranë / Qe nga Janari mbi 200 vrasje , gjysma te pazbuluara

 

• Politikë / Hajdari e të tjerët hedhin në gjyq policinë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.