BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Ardit Gjebrea në Komisariatin numër 2. Bleona: Video me majmunin, nuk është e vërtetë

04.12.17 gsh.al

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Ardit Gjebrea në Komisariatin numër 2. Bleona: Video me majmunin, nuk është e vërtetë. Big Mama, dyqan veshjesh indiane në Tetovë. Fadil Berisha, së shpejti në Tiranë për edicionin e “Supermodel..”

Bleona: Video me majmunin, nuk është e vërtetë
Ka qenë e ftuar në emisionin televiziv “Valamala Show”-”Përrallë me
Tupan” në KTV me datën 30 maj 2008 këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti. Në këtë emision ajo ka sqaruar dhe pozitën e saj mbi një video të fundit që qarkullon tashmë në internet. Ajo e ka cilësuar këtë të fundit, si një video të modifikuar dhe që gjithccka është vetmë një shpifje e radhës. Bleona i referohet pikërisht disa imazheve që së fundmi kanë dalë në internet nga adresa qeveria.eu dhe që e paraqisin atë duke i kërkuar një mjamuni të bëjë seks me të.

Big Mama, dyqan veshjesh indiane në Tetovë
Të shumtë janë VIP-at që krahas aktivitetit të tyre në muzikë e në art kanë dhe prije për biznes. Rasti i fundit është pikërisht këngëtarja energjike nga Maqedonia, Big Mama. Përpara një muaji, ajo ka hapur një dyqan veshjesh në qytetin e Tetovës dhe duket se ka zgjedhur diçka shumë origjinale për t’u ofruar blerëseve. Bëhet fjalë për fustane solemne indiane. Thuhet se veshjet që tregtohen dhe shumë të bukura, janë paksa të shtrenjta. Normalisht, Big-u ka ecur me filozofinë që “të jesh e bukur, kushton”. Dyqani ndodhet në qendër të Tetovës, karshi Xhamisë së Pashës, që është dhe monument kulturor. I urojmë këngëtares që të ketë me fustanet, suksesin që ajo ka pasur deri tani dhe në këngë.

Fadil Berisha, së shpejti  në Tiranë për edicionin e “Supermodel..”
Do të kthehet së shpjeti në Tiranë, fotografi me famë botërore Fadil Berisha. Rrikthimi i tij ka një qëllim të përcaktuar, pikërisht atë të nisjes së fazë seleksionuese të edicionit të ardhshëm të spektakëlit të bukurisë, “Super Model of dhe Word”. Ky konkurs, i cili ka rezultuar shumë i sukseshëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë, do t’u japë mundësi shumë vajzave të bukuroshe të konkurojë për të realizuar ëndrrën për tu bërë modele të famshme dhe pse jo të shkelin nëpër pasarelat më të njohura botërore.

Ardit Gjebrea në Komisariatin numër 2
Ka çuditur të gjithë kalimtarët e rastësishëm, e jo vetëm ata, dalja nga mjediset e Komisariatit numër 2 në qytetin e Tiranës, e kantautorit shqiptar Ardit Gjebrea. Ditën e mërkurë, sipas burimeve të Gazetës, ai i është drejtuar këtij komisariati për t’u interesuar për shkak të një incidenti që ka pasur disa kohë më parë shoferi i tij me patrullat e përgjithshme, të cilat janë nën varësinë e Komisariatit Nr.2. Të njëjtat burime thanë se takimi ishte thjesht informues dhe Ardit Gjebrea nuk ka pasur pretendime apo ankesa në drejtim të veprimeve të policisë.

Ky shkrim është botuar më 14 qershor 2008

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *