BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Arditi i beson Aldon Lipes. Muzakës i ikën “mendja” për Marinën

16:00 - 05.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Arditi i beson Aldon Lipes. Muzakës i ikën “mendja” për Marinën. Bashkë me politikanët. Muzakës i ikën “mendja” për Marinën




Bashkë me politikanët
Të shumtë kanë qenë politikanët që morën pjesë në ceremoninë e shitjes së një pjese të aksioneve të Vizion+, kompanisë gjermane. Ndërsa stafi tregohej dashamirës me të gjithë, ku nuk kanë munguar bisedat me njerëzit e politikës. Është ndjerë mirë edhe aktori i mirënjohur Agim Bajko, prej kohësh pjesë e stafit të televizionit Vizion+ me anë të emisionit të përjavshëm që realizon. Këtë herë është veshur serioz, me kostum dhe një këmishë me vija nën të ndërsa batutat nuk kanë patur fund. Ndoshta shpresë për ndonjë emision të ri që do të mbajë firmën e Bajkos? Kjo mbetet për t’u parë vetëm se ajo që dimë është se mund të kemi besim në projektet e aktorit.

Arditi i beson Aldon Lipes
Ka organizuar në mënyrë perfekte Festën e Birrës, e cila tashmë është kthyer në traditë për kryeqytetasit. Ka qenë bashkë me bashkëshorten e tij, Anila dhe me djalin, Jon tek Kodrat e Liqenit, ndërkohë që ka gjetur pak kohë edhe për veten të trokasë gotat me miqtë e tij me të afërt, por edhe të njohurit e thjeshtë. Një ditë më pas, Arditi shfaqet kështu, i ulur në një kafene me regjisorin Aldon Lipe, me të cilin tashmë është zbardhur dhe ideja që kanë bashkë. Një emision në televizionin ‘Klan’, nën titullin “E diela në KLAN” e cila do të jetë edhe surpriza e rezervuar për muajin shtator. Ndihet shumë mirë për këtë dhe duket se ka gjetur një bashkëpunëtor të fuqishëm, siç është Aldo, të cilit i beson jo pak.

Mustafaj, nuk i shpëton dredhjes as në festë
Dinim që cigaren e pinte me të dredhur vetëm ministri i Transporteve Sokol Olldashi por ja që zbulojmë që paska shok. Edhe ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj e pi duhanin në mënyrë të tillë madje nuk bën dot fare pa të. Ndodh që ai të pijë duhan madje në mënyrë intensive edhe në raste festash, në ambiente ku është pak e pranushme cigarja. Ja tek e shohim në këtë foto teksa po tymos dhe këtë e bën me kënaqësi. Mësohet se Mustafaj është një duhanpirës ‘i hershëm’ por të marrim parasysh faktin që cigaren e ka nisur që në moshën 16 vjeçare.

Muzakës i ikën “mendja” për Marinën
Nga një prezantim në studio mund të lindin shumë gjëra. E tillë duket edhe historia mes lojtarit të Partizanit Gjergji Muzaka dhe prezantueses bukuroshe të “Euro Show” në Top Channel, Marina Vjollca. Në fakt, bjondia që për 22 ditë ishte çdo natë në ekranet shqiptare për ndeshjet e Europianit, duket se i ka “hequr mendjen” Muzakës. Një nga miqtë e tij futbollist, pohoi për “Bluetooth” se prej ditësh ai i dërgon lule Marinës, por kjo e fundit nuk duket shumë e interesuar, duke mos i dhënë asnjë shenjë. Si do të shkojë historia? Është e pamundur ta thuash, por vështirë se Muzaka mund të ketë ndonjë shans, pavarësisht luleve për të cilat flitet se ka vërtetë shije në të zgjedhur.

Ky shkrim u botua më 5 korrik 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.