AKTUALITET

Karaburun/ Zbulohet pakoja me 23 kg kanabis, ja dyshimet e para

17:17 - 05.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zbuluar një pako me lëndë narkotike pranë Karaburunit e cila dyshohet se ka rënë nga skafet apo gomonet që merren me trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë.




Pakoja u gjet ditën së djeshme, pranë gjirit të Shën Janit.

Gjatë një kontrolli të territorit detar prej shërbimeve të Guardia Financas italiane në bashkëpunim me shërbimin e Forcave Detare Delta, në Karaburun pranë vendit të quajtur Shën Jani, brenda në det është gjetur një pako.

Pakoja me mbështjellje plasmasi dhe natriban kishte në brendësi material bimor në formë boçeje në gjendje të thatë, me lëndë narkotike kanabis sativa.

Nga peshimi rezultoi se bëhej fjalë për 23 kilogramë e 94 gramë kanabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.