SPORT

Kontrata faraonike, Mesi do të paguhet sa dyfishi i Ronaldos

13:53 - 05.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Barcelona zyrtarizoi rinovimin e kontratës me yllin argjentinas Lionel Mesi deri në vitin 2021. Prestigjiozja spanjolle “El Mundo” ka zbuluar edhe shifrën marramendëse që “pleshti” do të përfitojë nga ky akord.




Për të shmangur transferimin te Mançester Siti, të cilët i ofronin 100 milionë për firmën dhe 50 milionë neto pagë vjetore, pasi në 2018-ën “yllit” argjentinas i skadonte kontrata, drejtuesit katalanas kanë vendosur t’i ofrojnë 100 milionë euro në dorë për të mbuluar të gjitha gjobat, 100 milionë të tjetra për zgjatjen deri në vitin 2021 të kontratës dhe një pagë vjetore 50 milionë euro, plus të drejtat e imazhit, shkruan PanoramaSport.

Këtyre shifrave u shtohen edhe premiot. Barça do të ketë të drejtën e rinovimit edhe për një vit tjetër me të njëjtat kushte. Një operacion në vlen në total 350 milionë euro për arkat e Barçës, por që ishte zgjidhja e vetme që Mesi të mos pranonte ofertën e “qytetarëve”. Nga firmosja e kontratës së re argjentinasi do të paguhet sa dyshifi i  Ronaldos.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.