Sport

Olsi Rama: Me kryeministrin më bashkon pasioni për basketbollin, ja për çfarë e nisa kursin

05.12.17 gsh.al

Federata Shqiptare ka nisur kursin për Drejtor Sportiv nën drejtimin e Sektorit të Edukimit. Mes personave të pranishëm në këtë kurs ishte edhe vëllai i kryeministrit të vendit Olsi Rama, për të cilin flitet se mund të marrë rolin e Drejtorit te Partizani, diçka të cilën ai nuk e mohoi.

“Prandaj e nisa këtë kurs që të mësoj diçka më shumë. E kam thënë gjithmonë se jam i apasionuar pas futbollit. Partizani ka qenë gjithnjë pjesë e këtij pasioni për futbollin. E kam ndjekur gjithmonë nga afër, tani do ta ndjek nga akoma më pranë”, thotë ai.

Për Olsi Ramën, fakti që ai është vëllai i Kryeministrit të vendit nuk ndikon aspak mbi të. “Nuk ka lidhje aspak. Ajo që më bashkon mua me Kryeministrin është vetëm pasioni për basketbollin”, shprehet vëllai i Kryeministrit. Kursi për Drejtor Sportiv i Federatës Shqiptare të Futbollit përfundon në datën 16 dhjetor./tch

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *