POLITIKË

Anëtarësimi në BE, Rama në Varshavë: Polonia, një nga mbështetëset e mëdha për çeljen e negociatave

15:40 - 06.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme kryeministri Rama ka shkuar në Varshavë ku ka takuar homologen e tij polake dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp. Ai ka thënë se Polonia do të jetë një nga mbështetëset më të mëdha që Shqipëria të çelë negociatat për anëtarësim në BE në 6 mujorin e parë të vitit 2018.




Beata Szydlo, kryeministrja e Polonisë, gjatë takimit shprehu bindjen se Komisioni Europian do të njohë progresin e reformave të Shqipërisë, duke hapur bisedimet për anëtarësim në BE.

Përveçse për bashkëpunimin mes dy vendeve , gjatë takimit u theksua edhe sektori i turizmit, ku ndër të tjera Rama u shpreh:

“Kryeministrja shprehu gatishmërinë për të na ndihmuar në fusha ku Polonia e rilidnur pas diktaturës komuniste dhe tanimë e integruar tërësisht në BE ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm. Turizmi si një nga pikat më domethënëse të zhvillimeve të kohëve të fundit, dua të ndaj me opinionin publik polak faktin se në periudhën janar-tetor të këtij viti Shqipërinë e kanë vizituar 74% më shumë turistë polakë se sa vitin e shkuar dhe në këtë konteksti kam kërkuar kryeministres polake te flase me kompanine e fluturimeve per te pare mundësinë e vendosjes së një linje direkte e cila patjetër do sillte përfitueshmëri të lartë dhe reciproke në këtë drejtim. Polonia do jetë një ndër mbështetësit e mëdhenj të celjes së negociatave në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.