Sport

FOTO/ Nga “rosaku” Pato te “pleshti” Mesi, ja disa nga pseudonimet më të famshme

06.12.17 gsh.al

 

Ndonjëherë tifozët e një ekipi familjarizohen aq shumë me lojtarët e ekipit të zemrës dhe fillojnë duke iu thirrur atyre me pseudonime dhe shumë nga këto ato janë të lidhura me botën e kafshëve. Ja cilat janë disa pseudonimet më të njohura të futbollistëve:

Xhulio Baptista, ish-lojtari i Real Madridit dhe Romës, thirrej edhe “bisha” për shkak të fizikut të tij tepër të zhvilluar.

Emerson, ish-ylli i Milanit, Juventusit dhe  Romës kishte pseudonimin “puma”, për shkak të këmbënguljes që shfaqte në fushë dhe vrapit të palodhur që bënte përgjatë gjithë ndeshjes.

Marko Van Basten, një legjendë e Milanit dhe e kombëtares së Holandës, që iu vë pseudonimi “mjellma” për shkak të stilit të tij të lojës, që ishte tepër i rafinuar.

Hugo Kampanjaro, ishi i Interit dhe Napolit, që kishte pseudonimin “demi”, për shkak të energjisë së tij të pashtershme, vrapimit dhe forcës, sikur të ishte një dem i tërbuar.

Ish sulmuesi shtatlartë i Republikës Ceke, Jan Koler, u quajt “dinozaur” që nga koha kur luante me ekipet e moshave sepse kishte zhvillim të tepruar krahasuar me shokët e tjerë.

Një tjetër ish-milanist, Aleksandre Pato thirrej me pseudonimin “rosaku”, që vinte nga emri i qytetit të tij të lindjes, Pato Branko, që në italisht do të thotë “rosak i bardhë”.

Portieri i ish-Jugosllavisë së viteve 90’, Dragoje Lekoviç, njihej edhe gjerësisht si “ngjala”, për shkak të gjatësisë dhe shkathtësisë së tij.

Marçelo Zalajeta, ish-sulmuesi i Napolit dhe Juventusit, njihej nga shumë edhe si “Pantera”, për shkak të ngjashmërisë në stil dhe në pamje.

Sulmuesi argjentinas Maksi Lopez, ka marrë pseudonimin “pula nga veza e arte”, për shkak të golave të shumtë që ka shënuar ne kampionatin argjentinas.

Dhe në fund një posedonim shumë i përdorur në ditët tona është “pleshti”, që e përdorim për sulmuesin shtatshkurtër të Barcelonës, Leo Mesin. /PanoramaSport

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *