AKTUALITET

Kamioni me 2.5 ton drogë drejt Italisë/ “Fikte” skanerin, ja si u zbulua polici i arrestuar

15:36 - 06.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria dyshon se ka të tjerë policë që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë ndihmuar kalimin e 2.5 ton kanabis nga Porti i Durrësit në drejtim të Ankonas.




Ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti, por siç kemi raportuar, Prokuroria i ka zbuluar detajet e këtij hetimit vetëm të martën.

Pas arrestimit të nënkomisarit të Fierit, Festim Lelaj, që mendohet të jetë edhe organizatori i trafikimit të ngarkesës me drogë, Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi edhe ndalimin e Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani, 2 efektivë të policisë kufitare të Durrësit, doganier e portit, Altin Katundi si dhe agjentin doganor, Mikail Hila.

Nga hetimet ka rezultuar se janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, për kalimin lirisht të kamionit me 2.5 tonë hashash nga Durrësi në Ankona të Itali.

Sipas burimeve ka dyshime se kamioni nuk u është nënshtruar procedurave standarde që parashikohen në manualet e kontrollimit, si për shembull kontrolli me qen, por po ashtu nuk është përzgjedhur as për t’u futur në skaner.

Në fakt përzgjedhja për skaner është ose e rastësishme, ose mbi bazën e analizës së riskut. Në kohën kur u zbulua ky rast trafikimi, nën komisari Festim Lelaj nuk ishte me detyrë në Fier, ku dhe u arrestua të martën, por në Drejtorinë e Policisë së Dibrës si specialist krimesh.

Prokuroria nuk përjashton mundësinë që edhe hashashi të jetë kultivuar po në qarkun e Dibrës. Por ky nuk është rasti i parë që nga porti më i madh i vendit kalojnë kamionë të mbushur me drogë.

Po në shkurt të këtij viti një trailer me më shumë se 8 ton kanabis kaloi nga Durrësi në Itali, ndërsa 19 efektivë policie dhe doganierë u arrestuan për shpërdorim detyre./ top chennel/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.