SPORT

Shorti i Europianit të 19-vjeçarëve, Shqipëria e Bogdanit në grup me ekipin që e mundi 7-1

11:54 - 06.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka mësuar sot kundërshtaret e saj të grupit në shortin e hedhur në Nion për kualifikueset e Europianit U-19 që do të zhvillohen në Shqipëri. Kuqezinjtë do të bëjë pjesë në Grupin 8 ku do të këtë përballë Ukrainën, Sllovakinë dhe Norvegjinë.




Shorti i ka vënë përballë sërish përballë Ukrainës dhe Norvegjisë kuqezinjtë e vegjël. Kujtojmë që në raundin eliminator të zhvilluar në muajin tetor, Kombëtarja U-19 bëri një paraqitje katastrofike, duke mos grumbulluar asnjë pikë në 3 takime, shkruan PanoramaSport.

Skuadra e drejtuar nga Erjon Bogdani në datën 10 tetor u mposht nga Norvegjia me rezultatin tenistik 1-7.Kuqezinjtë do të kenë shansin të hakmerren ndaj norvegjezëve pas asaj disfate të pakuptueshme në “Selman Stërmasi”.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.