Sport

Asnjë alternativë në repartin ofensiv, ja si do të luaj Skënderbeu ndaj Jang Bojsit

07.12.17 gsh.al

Në ndryshim nga transfertat e tjera në Ligën e Europës, stafi teknik i Skënderbeut ka preferuar që të mos e zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja, por ka mbyllur gjithçka nga Durrësi. Mungesa e paparashikuar e sulmuesit nigerian, Xhejms Adeniji, ka bërë me dhimbje koke trajnerin Ilir Daja, i cili nuk ka asnjë alternativë tjetër në repartin ofensiv dhe sot i duhet të improvizojë.

Me Souenë dhe Nesporin të dëmtuar dhe pa një sulmues të mirëfilltë në fushë, sërish Skënderbeu do të rreshtohet me një 4-3- 3. Me shumë mundësi, etiopiani Benyam Demte do të bëjë “9”-shin fals në fushë, por një alternativë është edhe Gjergji Muzaka.

Në portë do e nisë kapiteni Orges Shehi, ndërsa prapavija pritet që të kompletohet nga Vangjeli në të djathtë, Mici në të majtë dhe dyshja kosovare Jashanica-Aliti në qendër. Në mesin e fushës do të luajë treshja e formuar nga Lilaj në qendër dhe Taku bashkë me Nimagën si gjysmëkrahë, shkruan PanoramaSport.

Dilema e Dajës është Taku ose Muzaka, gjithnjë në rast se Demte e nis në majën e sulmit. Në krahët e ofensivës janë të sigurt Enis Gavazaj në të djathtë dhe Suad Sahiti në të majtë. Gjatë lojës dhe në varësi të pozicioneve pritet që Taku, Muzaka dhe Nimaga të alternohen me njëri-tjetrin. Halli më i madh është qendra e sulmit, aty ku nuk është çudi që Daja të aktivizojë edhe Gripshin. Gjithçka do të konfirmohet pak para startit të sfidës.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *