AKTUALITET

Debate dhe tone të larta në hedhjen e shortit për KED, PD: Ju kërkoni kontrollin e prokurorit, LSI braktis mbledhjen  

10:52 - 07.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur me debate në Kryesinë e Kuvendit, mbledhja për hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.




Mbledhja drejtohet nga Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit.

Grupi parlamentar i PS është i  vendosur për hedhjen e shortit, duke i mëshuar qëndrimit se është dita për të hedhur shortin, jo për ta debatuar, kurse Grupi i PD e ka quajtur procesin si antikushtetues dhe se PS po vepron në kushtet e një boshllëku ligjor.

Eduard Halimi, deputeti i PD, iu drejtua Hysit me fjalët se “se ju synoni kontrollin politik të Prokurorit të Përgjithshëm”.

LSI nga ana e saj e ka bojkotuar mbledhjen, ashtu siç paralajmëroi të mërkurën. Në mbledhje është paraqitur deputeti Nasip Naço, i cili tha: “Ju nuk keni hequr, ju doni të kapni drejtësinë, sepse shorti është hedhur para një viti dhe ju nuk i pëlqyet, se nuk dolën ata emra që ju donit. Po sot, kur janë të njëjtët gjyqtarë, sërish do ta anuloni procesin nëse nuk dalin ata emra që doni?!”

Hysi reagoi: “Sot jemi këtu për shortin, jo për debatet. Në listë janë të gjithë gjyqtarët. Ku është kontrolli këtu?”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.