AKTUALITET

Emri+Video/Arrestohet në lokalin e basteve i shumë kërkuari, Çapja me 3 mbiemra

09:37 - 07.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Elbasan, Interpol Tirana dhe FNSH-ja kanë arrestuar dje në Elbasan, Besnik Çapja,  person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.




Ai ishte i kërkuar nga Interpol Roma që nga viti 2011 si anëtar i një organizate kriminale, që trafikonte sasi të mëdha kokaine. Ndaj, edhe do të ekstradohet për në IItali.

40-vjeçari Besnik Çapja, lindur dhe banues në Elbasan, rezultonte me tre emra, edhe si Besnik Bylyku, edhe si Kliton Prifti. Kapja e tij, pasi ai mbahej nën vëzhgim nga Policia, u bë në një pikë llotosporti në rrugën “Rinia”, në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan.

Besnik Çapja, më datë 28 nëntor 2017  ishte shpallur  në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali. Autoritetet Gjyqësore në Torino,  me vendim nr. SIEP 431/2017, datë 1.06.2017, e kishin dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” gjatë periudhës 1.06.2011 deri në 16.11.2011 në Torino, Santena,  ku ai rezultonte anëtari i një organizate kriminale për trafikimin e sasive të mëdha të drogës të llojit kokainë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.