Show-Bizz

Rita Ora mohoi lidhjen me boksierin e martuar, del videoja në momente intime me të

07.12.17 gsh.al

Këngëtarja me origjinë shqiptare është përfolur me së shumti kohët e fundit, e gjitha kjo ka të bëjë më disa foto ku tregojnë një afrimitet me boksierin Conor McGregor. Kaq ka mjaftuar për tu hedhur në sulm, ku foto e tyre pushtuan mediat dhe gjykimet ndaj këngëtares ishin të ashpra, duke e piketuar si prishëse martese.

Menjëherë ka reaguar këngëtarja e cila për të treguar se nuk është e vërtetë, pranoi për herë të parë lidhjen e saj me muzikantin Andrew Watt.

Por edhe pse Rita “i lau duart” me këtë histori, një foto e shkëputur nga një video ku boksieri shihet duke mbajtur në krahë një femër, ka ngjallur edhe një herë reagime, pasi veshja e vajzës në foto përkon me një të Rita Orës të postuar në Instagram.

Por e gjitha kjo është një keqkuptim pasi nuk është Rita ajo që boksieri e prek në të pasme.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *