AKTUALITET

VIDEO/ Abuzimi me mbiemrat ‘e fortë’: Nuk e ka mbiemrin Çapja, por .…

13:51 - 07.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm që pushtoi redaksitë e Tiranës mëngjesin e së enjtes ishte ai për arrestimin e një personi me mbiemrin Çapja.




Kaq u desh dhe lajmi mori dhenë. Kjo për shkak se mbiemri Çapja është lidhur vazhdimisht me emra të fortësh nga qyteti i Elbasanit. Kjo tendencë e mediave për të përgjithësuar me mbiemra është normale. Tashmë ‘Habilajt’ nuk mund të jenë ndryshe përveçse të fortët e Vlorës, që trafikojnë drogë.

Por si është historia e Besnik Çapjes?

40-vjeçari u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në një pikë loto sporti në rrugën “Rinia” në Elbasan.

Për policinë, Besnik Çapja njihej edhe me 2 emra të tjerë, Besnik Bylyku dhe Kliton Prifti, e falë tyre ai kishte arritur t’i shpëtonte deri dje uniformave blu.

40-vjecari u shoqërua i prangosur ne komisariat ku është marrë në pyetje nga agjentët.

Por  vetëm pak më vonë avokati i 40-vjeçarit tha për Neës24 se klienti nuk e ka mbiemrin Çapja, por Bylyku. Ai tha se mbiemrin Çapja e ka marrë vetë më vonë.

Edhe kjo teori duket interesante. Përveçse media i përgjithëson gjërat, ka njerëz që shkojnë vetë tek përzgjedhja e këtyre mbiemrave.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.