POLITIKË

Zgjedhja e kryeprokurorit/ Vasili: Thirrjet e natës të fundit janë të vonuara, shërbejnë për kapjen e drejtësisë

14:47 - 07.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorin e ri, ku për hir të së vërtetës, ka patur shume debate.




Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se thirrjet për konsensus të natës së fundit janë shumë të vonuara dhe shërbejnë vetëm si alibi e kapjes së drejtësisë.

Postimi i Petrit Vasili

Kanabizohet reforma ne drejtesi.
Thirrjet per konsensus te nates se fundit jane shume te vonuara dhe sherbejne vetem si alibi e kapjes se drejtesise.
Zbatimi i reformes ne drejtesi ka hyre ne rrugen shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtes dhe instalon nje pushtet te kriminalizuar te antiligjit.
Reforma ne drejtesi eshte e qarte,e zeza mbi te bardhe, ne Kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise dhe duhet zbatuar pa levizur asnje presje.
Cdo devijim nga kushtetuta rrënon reformen ne drejtesi e kthen ate ne nje antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.
Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit.
Ka vetem nje Kushtetute, dhe as Kuvendi dhe asnje mision i huaj nuk kane as me te voglen mundesi ta tjetersojne dhe interpretojne pasi kushtetuta nuk jua jep kete te drejte.
Shqiperia eshte republike Kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.
Po, kryeministri, qeveria dhe kushdo tjeter…..qe kerkon te shkelet Kushtetuta eshte si ata.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.