BOTA

Dje priti Edi Ramën, sot jep dorëheqjen kryeministrja e Polonisë

12:40 - 08.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministrja polake Beata Szydło, e cila një ditë më parë priti në Varshavë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë sot dorëheqjen si kryeministre dhe nga funksionet e saj si kryetare partie.




Mateusz Moraëiecki, dikur këshilltar i ekonomisë në kabinetin e Donald Tusk, do të bëhet kryeministri i vendit, pasi u propozua nga komiteti politik i partisë PiS.

Në krye të partisë është vendosur tani ministri i financave dhe zhvillimit ekonomik, Mateusz Moraëiecki, u tha gazetarëve, zëdhënësi i partisë Beata Mazurek.

“Kryeministrja Beata Szydło dorëzoi dorëheqjen e saj në komitetin politik të partisë,” tha Mazurek jashtë selisë së PiS në Varshavë.

“Komiteti politik propozoi zëvendëskryeministrin Mateusz Moraëiecki si kandidat për t’u bërë kryeministër”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.