POLITIKË

Kryemadhi takim me kongresmenin Engel: SHBA aleat strategjik dhe i pazëvendesueshëm për Shqipërinë

13:47 - 08.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u prit në një takim nga kongresmeni i njohur dhe miku i madh i shqiptarëve, Z.Elliot Engel. Takimi u fokusua në zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri. Znj. Kryemadhi pasi falënderoi Z.Engel për mikpritjen e ngrohtë, vlerësoi rolin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, për zhvillimin dhe integrimin Euro-Atlantik të Shqipërisë, si dhe për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracinë në vend. Znj. Kryemadhi duke u ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se SH.B.A ka dhënë ndër vite një ndihmë të jashtëzakoshme historike për Shqipërinë që ajo të kapërcejë me sukses sfidat e mëdha me të cilat është përballur dhe të hedh hapa të sigurtë drejt zhvillimit.




“SHBA është aleati ynë më i madh strategjik dhe ka një rol të pazëzendesueshëm në historinë, të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë” – tha kryetarja e LSI-së. Gjithashtu, znj.Kryemadhi bëri një ekspoze sintetike të situatës aktuale politike ne vend duke vene theksin tek problematika e kanabizimit, të trafiqeve, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Znj. Kryemadhi foli edhe për domosdoshmërinë e avancimit të zbatimit rigoroz të reformës në drejtësi. “Zbatimi i reformës në drejtësi ka rëndësi jetike për qytetarët shqiptarë dhe klasa politike ka përgjegjësi madhore për të mos humbur më kohë në këtë proces”.

Nga ana e tij, kongresmeni Elliot Engel vlerësoi miqësinë e kahershme mes dy vendeve dhe popujve tane. Ai konfirmoi mbështetjen e SH.B.A në proceset e mëtejshme demokratizuese në Shqipëri si dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon si nje faktor stabiliteti dhe paqeje.Gjithashtu, ai theksoi se sfidat dhe reformat e nevojshme për Shqipërinë do të kenë gjithmonë mbështetjen e SHBA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.