KULTURË

Premiera / Gruaja e (pa)ndershme që “paragjykohet” nga Viktor Zhusti

10:09 - 08.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vdekja e Margeritës përshkruhet si një agoni, e cila nuk ka fund, duke e gjetur veten të braktisur nga të gjithë. Është kjo “Dama me kamelie” pjesa e shkruar nga Aleksander Dumas, që vjen në Teatrin Kombëtar, premierë absolute në datat 8, 9, 10 dhjetor në orën 19:00. “Dama me kamelie”, është historia tragjike e një vajze që deshi të bashkojë dy botët dhe një djali që mendoi se mund t’i ndryshojë të dyja! Një histori e trishtë dashurie mes një vajze – shitet dhe një borgjezi të ri… Ajo është një betejë e përjetshme e reales me të drejtën. Realitet i pandryshueshëm, skamje, luks, mentalitet, fate të mbërthyera fort nga pasioni. Shfaqja vjen në skenë me regjinë e Luli Hoxhës dhe me dramatizimin e Laert Vasilit dhe regjisores. Në role janë Laert Vasili, Luli Hoxha, Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku, Gjergj Mena, Xhino Musollari, Josif Sina dhe Karafil Shena. Mes dashurisë së Laertit me Lulin, është Viktor Zhusti, burri i moshuar, që rron me të vjetrën, për të cilin rëndësi ka imazhi dhe nderi- edhe kur nderi i serës së lartë, bie krejt në kundërshtim me dashurinë, aktori ndan çiftin e dashuruar, “Dama me kamelie” në Teatrin Kombëtar. E ndërsa Laert Vasili, luan dashnorin e madh të letrave frënge, përkrah tij, është gruaja e ndaluar që dashuron.
Shkruar nga Alexandre Dumas, (1824-1895), kur ai ishte 23 vjeç. U publikua për herë të parë në vitin 1848. “Dama me Kamelie” një vepër gjysmë-autobiografike, e cila bazohet në dashurinë e një kurtizane vendosur në mes të shekullit të XIX në Francë. Vepra tregon një histori tragjike dashurie mes karakterit ëndërrimtar të Margerite Gutier një kurtizane, e cila vuan nga tuberkulozi dhe Armand Duval, një borgjez i ri. Margarite është quajtur “Dama me kamelie” pasi shoqëruese e saj besnike është përherë një kamelie e kuqe në kohën kur ajo është në ciklin e saj mujor duke treguar kështu se është e padisponueshme për të bërë dashuri dhe një kamelie e bardhë kur ajo është në dispozicion për dashnorët e saj.





Armand bie në dashuri me Margerite dhe në fund bëhet i dashuri i saj. Ai tenton ta bindë atë të lërë jetën e saj si kurtizane dhe të shkojë të jetojë me të në fshat. Kjo marrëdhënie e zjarrtë mes tyre do të ndërpritet nga babai i Armandit, i cili i venë në dijeni për skandalin e krijuar nga kjo marrëdhënie e jashtëligjshme dhe i frikësuar se kjo marrëdhënie do të ndikojë edhe në martesën e motrës së Armandit shkon të bindë Margeriten të largohet nga biri i tij. Deri në vdekjen e Margerites, Armand beson se ajo e la atë për një burrë tjetër. Vepra hap siparin pas vdekjes se Marguerite. Disa studiues besojnë se sëmundja e Margerite ishte një sëmundje e shekullit të XIX. Duma është treguar i kujdesshëm ne portretizimin e favorshëm të Margerite, i cili pavarësisht nga kaluara e saj i është dhënë virtytshëm dashurisë së saj të vuajtshme për Armandin dhe vuajtjeve te dy të dashuruarve. Dashuria, e cila do të shkatërrohet nga nevoja dhe morali i kohës, si kontrast i kësaj dashurie të dhunuar nga mentaliteti i kohës, si dhe situatës kaq sakrifikuese deri në momentin kur bëhet e parealizueshme kjo dashuri, me hyrjen e babait të Armandit në skenë. Fa.Ni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.