KULTURË

Projekti teatri shkon në “fshat”/ “Festivali francez” si e ardhmja jonë, 25 shfaqje në 6 zona të vendit

10:10 - 08.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një projekt ambicioz si Festivali i Teatrit francez, synon të dërgojë teatrin “në fshat”. 25 shfaqje në 6 zona të vendit, do ti sjellin një fytyrë të re të teatrit shqiptar. Drejtori Kiço Londo foli për këtë bashkëpunim mes Teatrit Eksperimental dhe ambasadës franceze duke e quajtur këtë përvojë të ardhmen e teatrit shqiptar.
Ky projekt shtrihet nga shtatori 2017 në maj 2018 dhe do të kulmojë në muajin e frankofonisë 2018. Festivali në mënyrë të veçantë synon t’u japë hapësirë dhe mundësi kryesisht krijuesve të rinj dhe në ka në fokus krijues nga të gjashta rajonet ku do të zhvillohet ky festival. Festivali pritet të gjallërojë lëvizjen teatrore në të gjithë hapësirën e Shqipërisë duke hedhur themelet e lëvizjes teatrore në bazë të rajoneve, që është edhe një nga objektivat. Njëherit, festivali nxit aktivizimin e krijuesve dhe interpretuesve të rinj duke i larguar ata nga debatet shterpë. “Festivali i Teatrit Francez” do të vijë në një formë dhe energji krejt të re, më shumë se paraardhësi i tij “Festivali i regjisorëve të rinj”. Ambasada franceze dhe Teatri Eksperimental duan të realizojmë gjashtë produksione me rreth 25 shfaqje secili. Territori i Shqipërisë do të ndahet në gjashtë rajone nga veriu në jug dhe secili rajon do të realizojë një produksion.




RAJONET
Rajoni 1 është Shkodër–Kukës që do të realizojë shfaqjen “Darka e lamtumirës” Alexandre de la Patellière, Matthieu Delaporte.
Rajoni 2 është Durrës – Lezhë që do të realizojë shfaqjen “Boing boing” nga Mark Kamoleti.
Rajoni 3 është Tiranë – Peshkopi që të realizojë shfaqjen “Emri” (“Le prenom” –nga Matthieu Delaporte e Alexandre Dubois de La Patellière.
Rajoni 4 është Elbasan – Korçë që do të realizojë shfaqjen “Shërbëtoret” (“Les bonnes” nga Jean Gennet).
Rajoni 5 është Fier – Berat që do të realizojë shfaqjen “Zoti i masakrës” (“Le dieu de carnage” – Yasmina Resa).
Rajoni 6 është Gjirokastër – Vlorë që do të realizojë shfaqjen “Oskari dhe zonja Rozë” (“Oscar et la dame rose” nga Schmitt).
Në mars 2018, përgjatë javës së dytë të Frankofonisë 2018 në sallën e TKEKS në Tiranë do të zhvillohet java e “Festivalit të Teatrit francez”. Për gjashtë netë, secila trupë do të ngjisë në skenë produksionin e vet, vetëm njëherë dhe juria profesioniste e përbërë nga tri personalitete të fushës dhe i ftuari special nga ambasada franceze do të vlerësojnë produksionet me çmimet: Shfaqja më e mirë, Skenografia më e mirë, Kostumografia më e mirë, Aktori dhe aktorja protagonistë më të mirë, Aktori dhe aktorja joprotagonistë më të mirë dhe Përkthimi më i mirë.
Ky festival në mënyrë të veçantë synon t’u japë hapësirë dhe mundësi kryesisht krijuesve të rinj dhe në ka në fokus krijues nga të gjashta rajonet ku do të zhvillohet ky festival. Përfaqësuesja e ambasadës franceze, Roza Ambizu tha se teatri prek çështje me interes për shoqërinë. “Rëndësia e këtij teatri qëndron në faktin se aty shprehet satira sociale dhe përmes tij ngrihen problematika të shoqërisë së cilës ne i përkasim”.
Në TKEKS u vu theksi te përcjellja e idesë se një frymë e re pritet të vijë në Shqipëri, falë bashkëpunimit me ambasadën franceze.
Do të jenë 6 trupa të ndryshme që luajnë 25 shfaqe në 6 zona të vendit. Aktori Gentian Zenelaj u shpreh se ky projekt do ta çojë teatrin edhe në ato zona ku ka munguar prej kohësh.
Shfaqja e parë është në qytetin e Durrësit, premiera ‘Boeing, Boeing’.
FA.NI.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.