BOTA

Shqiptari godet me thikë gruan, policia alarmohet dhe rrethon kopshtin e fëmijëve

08:12 - 08.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Therr me thike partneren e tij, ne nenen e dy femijeve dhe pastaj arratiset qe te mos e kape policia.




Ngjarja ka ndodhur në Linz të Austrisë dhe ka autor një shtetas 35 vjeçar nga Kosova. Mediat austriake shkruajne se ai ka me vete një pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kopshtit të fëmijëve, shkruajnë mediet austriake.

Policia është mobilizuar në ndjekje të tij. Sulmi ka ndodhur rreth orës 11.15 në një dyqan në një lagje të qytetit Linz, transmeton albinfo.ch.

Kosovari ka goditur me thikë partneren e tij, nënë e dy fëmijëve, duke i shkaktuar asaj plagë të rënda. Ndërsa sipas policisë, aty ka ndodhur edhe një e shtënë me armë, që mendohet të jetë shkrepur nga një pistoletë frikësuese.

Pastaj, 35 vjeçari ka marrë makinën e partneres së tij dhe ka ikur nga vendi i krimit. Policia e ka rrethuar kopështin e fëmijëve të cilin e frekuentojnë edhe fëmijët e kosovarit, por ende nuk eshte kapur.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.