BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Sondazhi në internet, “Bluetooth”, më i pëlqyeri nga lexuesit

13:35 - 09.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Sondazhi në internet, “Bluetooth”, më i pëlqyeri nga lexuesit




 

Duke naviguar në internet e kryesisht duke klikuar në faqet më të klikuara shqiptare, veç sondazheve të zhvilluara në bazë të votave me anë të klikimeve për VIP-at shqiptarë, këtë herë arritëm të gjenim edhe një sondazh, ku ishin të renditura revistat dhe të përjavshmet rozë që dalin në treg. E tillë është edhe faqja www.galeriashqiptare.net, e cila prej më se një jave i ka lënë hapësirë një tjetër sondazhi, duke kërkuar të nxjerrë përfundimin se kush nga të përjavshmet me thashetheme dhe të pathëna rreth VIP-ave shqiptarë apo edhe të huaj është më e lexuar. Dhe në listë janë gazeta dhe revista kryesisht shqiptare por edhe kosovare. Në radhën e gazetave shqiptare, vend të parë zë pikërisht një nga suplementet e përjavshëm të ‘Gazeta Shqiptare’ “Bluetooth”, për të cilin stafi ynë punon intensivisht që lexuesi të rifreskohet dhe të relaksohet me informacionet më të fundit rreth botës VIP dhe artistëve të ndryshëm. Për efekt etike profesionale, ne nuk e bëjmë të ditur renditjen edhe të gazetave apo revistave të tjera. Atë ju mund ta gjeni fare mirë, duke klikuar në adresën www.balkanweb.com dhe në e lartpërmendur në internet.

Shkrimi daton 12 korrik 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.