BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Vajza e Jozefinës “inspekton” Kalimashin. Taulant Balla dhe Irisi një muaj para dasmës

16:00 - 09.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Vajza e Jozefinës “inspekton” Kalimashin. Profesor Ciani me dorë në zemër, shpallet Simboli i Qytetit të Durrësit. Taulant Balla dhe Irisi një muaj para dasmës




Vajza e Jozefinës “inspekton” Kalimashin

E veshur fare thjeshtë, me një bluzë ngjyrë kafe të lehtë, pantallona xhinse, si dhe një palë atlete, ka shoqëruar të ëmën, Jozefina Topalli, në Thirrë të Fanit, ku do të inspektonte tunelin e superstradës Rrëshen-Kalimash. E ulur në vendin e parë të makinës së parlamentit, e më pas në një fuoristradë, vajza simpatike ka qëndruar disi e mënjanuar nga të tjerë. Shoqëruesit nuk e linin të qëndronte për asnjë moment vetëm, duke mbajtur nën vëzhgim cdo lëvizje të saj. Madje dhe në kamingun e Fanit, vajza e kryeparlamentares, nuk hëngri drekë me drejtuesit lokalë, të policisë, apo gazetarët, por qëndroi me të ëmën në dhomën e rregulluar enkas për ta nga drejtuesit e firmës BechtelEnka, që kryen punimet e rrugës së shekullit. Vajza e re nuk preferoi të hynte për të parë as tunelin gjigand, për inspektimin e së cilit Jozefina Topalli, bëri jo më pak se gjashtë orë rrugë me makinë, duke u ndalur në disa prej urave kryesore të rrugës gjigande, e cilësuar ndryshme si “rruga e shekullit”.

Profesor Ciani me dorë në zemër, shpallet Simboli i Qytetit të Durrësit

I mbërritur në Shqipëri që prej vitit 2001, Atasheu për Bashkëpunimin Universitar, Shkencor e Teknologjik profesor Adriano Ciani është kthyer prej vitesh në beniaminin e studentëve tanë. I njohur prej të gjithëve në saj të përpjekjeve për të arsimuar sa më shumë studentë shqiptarë në Itali, profesor Ciani u vlerësua nga Bashkia e Durrësit me titullin Simbol i Qytetit. Duke falënderuar në gjuhën tonë, profesori rrëfeu se me Shqipërinë ishte lidhur që prej së vogli kur i ati i tregonte mbi vendin tonë të vogël e bujarinë e njerëzve. Ka mjaftuar një gjest i tij me dorën në zemër, që e qytetarët e mbledhur për ceremoninë, ta shoqëronin gjatë me duartrokitje.

Taulant Balla dhe Irisi një muaj para dasmës
Deputeti i partisë socialiste Taulant Balla do të martohet me Irisin më 1 gusht. Data e dasmës është vendosur nga çifti e me mburrje nëpër tavolina ai thotë se do të bëjë dasmë të madhe. Mësojmë se në ceremoninë në Librazhd, sepse Taulanti është nga Librazhdi do të jenë 400 të ftuar kryesisht fis, ndërsa në Tiranë dasma mund të marrë përmasa edhe më të mëdha. Kjo fotografi i është bërë çiftit vetëm një muaj para dasmës.

Ky shkrim u botua më 5 korrik 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.