BLUETOOTH

Daniel dhe Fotini nuk kanë marrë ende çmimin e madh? Ja cili është shkaku i “shtyrjes” së dasmës

10:00 - 09.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

S’kanë pak muaj që kanë dalë nga shtëpia e “Big Brother”, çifti fitues, Danjeli dhe Fotinia tashmë i janë përkushtuar jetës së tyre të re, dhe kanë nisur punët respektive. Por nuk kanë harruar planet e dasmës, veçse i kanë shtyrë dhe kjo vetëm për një detaj të “vogël”. Ditën e sotme ata i kanë kthyer përgjigje faktit të shtyrjes së dasmës së shumëpritur. Të ftuar në një emision të pasdites, çifti fitues i “Big Brother” ka rrëfyer jetën e re pak muaj pas fitores së show-t. Por nuk i shpëtuan dot pyetjes së të gjithëve: Pse u anulua dasma? “Ne po mendonim ta bëni gjatë verës”, – tha Danjeli duke specifikuar se nuk kanë ndonjë arsye të veçantë, por kanë menduar se ajo është koha më e mirë. Ndërsa Fotinia shton se më 27 maj, ata bëjnë një vit të martuar zyrtarisht dhe ajo kohë do të jetë ideale për të bërë një dasmë të madhe: “Për verë do ishte më mirë, menduam, sepse tani na mungojnë edhe disa njerëz nga familja”, – tha Fotinia. Ndryshe nga sa kanë thënë në rrjetet sociale, çifti e ka anashkaluar faktin se ende nuk kanë marrë paratë e çmimit fitues të “Big Brother” 9. Kushedi se pse ngurruan ta pranonin publikisht! P.A.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.