POLITIKË

Qeveria shpërblen ushtarakët për përmbytjet. Rama: Rriten pagat në 2019

11:35 - 09.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Darina TANUSHI




 

Kryeministri Edi Rama lajmëroi dje, rritje të konsiderue-shme pagash për ushtarakët në vitin 2019. Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin “Faleminderit, Forca të Armatosura”, organizuar në garnizonin “Skënderbej”, në Ministrinë e Mbrojtjes, Kryeministri iu drejtua ushtarakëve me fjalët: “Krahasuar me kolegët e tjerë pagat tuaja janë të ulta dhe pavarësisht nivelit të lartë profesional dhe dijes patriotike që ju mishëroni, ne nuk kemi arritur dot t’ju shpërblejmë ashtu siç e meritoni. Dhe ne nuk kemi arritur të mbyllim hendekun mes jush dhe Policisë së Shtetit, i cili kurrë nuk mund të arrijë deri aty ku ju e meritoni”. “Sot,-tha më tej Rama, qeveria do të vendosë në radhë të parë një shpërblim si shprehje mirënjohjeje për të gjithë ata që u përfshinë në operacionin fantastik që shteti përballoi si shprehje e rëndësishme”. Mësohet se janë mbi 2 mijë ushtarakë të angazhuar gjatë ditëve të përmbytjeve, por nuk dihet se cila pjesë e tyre do të shpërblehet. Vendimi pritet të merret të mërkurën në mbledhjen e radhës së qeverisë. “Dua të angazhohem sot që viti 2018 do jetë viti i fundit për të cilin buxheti i shtetit do të ketë rrogat ekzistuese për ju. Ne jemi shumë të vendosur të rrisim buxhetin e ushtrisë dhe në kuadrin e angazhimeve si anëtarë të NATO-s, gjë që e kemi bërë në buxhetin e viti 2018. Por rritja do të vazhdojë, dhe e para rritje prioritare për vitin 2019, do të jetë rritja e konsiderueshme për të gjitha pagat e ushtarakëve”,-theksoi kryeministri. Sipas tij, “Kjo rritje nuk ka ndodhur deri tani, jo se nuk do të kishim dashur ta bënim më shpejt, apo se nuk do të kishim dashur më parë, por se kjo lidhet me faktin e thjeshtë se gjithçka që duam nuk është e mundur kur duam dhe duhet, por kur ne mundemi”. Për shkak të përmbytjeve 105-vjetori i krijimit të FA nuk u arrit të festohej siç duhej, tha ndër të tjera, Rama, duke i uruar ushtarakët. “E gjithë Shqipëria e ndoqi me shqetësim dhe e pa me admirim të gjithë përpjekjen në zonat e përmbytura, ashtu siç mundi të shohë fare pak nga pamjet dhe aktet e angazhimit të strukturave të FA në përpjekjet e pakursyera për të shpëtuar jetët njerëzore përballë egërsisë së ujit”,-u shpreh Rama, duke falënderuar edhe vendet e rajonit për ndihmat e dhëna në këtë situatë. Rama uroi dje, edhe Ditën e Rinisë.
Falë angazhimit të mijëra efektivë dhe qindra mjeteve të tokës dhe ajrit Forcat e Armatosura (FA) arritën të evakuojnë 598 familje dhe të shpëtojnë 1552 persona në të gjithë vendin nga përmbytjet e mëdha që prekën vendin javën e kaluar, duke superuar në kohë rekord vështirësitë e situatës së krijuar. Në ceremoninë e mirënjohjes së FA në përballimin e situatës së përmbytjeve që u organizua të premten në Tiranë, ku merrte pjesë kryeministri Edi Rama, ambasadori amerikan Donald Lu, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se, “FA do të jenë në shërbim të atdheut edhe në ditë më të vështira dhe një organizim edhe më i mirë na pret në vitet e ardhshme”. “FA do vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, ditë dhe natë. Na pret një organizim dhe më i mirë në vitet e ardhshme, pasi Emergjencat Civile janë nën FA. Specialistët tanë nuk do jenë në terren vetëm për të menaxhuar emergjencat, por edhe për të bërë analiza”,- tha Xhaçka. Ministrja Xhaçka nderoi Repartin e Farkës, bazën e Mbështetjes Rajonale dhe Xhenios. Ajo, gjithashtu, i dha medalje për kontribut të shquar, Batalionit të këmbësorisë Poshnjë, reparti ushtarak 5010. U nderuan me Medaljen e Luftëtarit për pjesëmarrje në misionet ushtarake batalioni Komando, reparti ushtarak 1020 dhe batalioni i dytë i këmbësorisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.