BLUETOOTH

“Të ndarë” dhe flasin më kode? Ja cili është “mesazhi” i radhës që Eni Koçi i jep Gencit

09:55 - 09.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse nuk e pranuan asnjëherë se kishin një lidhje bashkë, nuk kemi se si të aludojmë edhe për “ndarjen” e tyre. Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj pretendohej të ishin çifti më i ri në showbiz, por ata këtë periudhë mendohet se nuk janë më bashkë. Kjo ka bërë që të shtohet edhe më shumë vëmendja në postimet e secilit, të cilat deri tani kanë treguar se “ish-çifti” është duke i dërguar mesazhe të koduara njëri-tjetrit. Edhe pse ende ndarja e tyre nuk është konfirmuar, Eni ka publikuar këtë foto, me fustanin ekstravagant në pjesën e gjoksit, poshtë së cilës shkruan:
“Sjellja jote mund të më lëndojë, por e imja mund të të vrasë’. Një tjetër mesazh për Gencin ky? Të jetë ky vallë kodi i radhës i komunikimit të këngëtares me Gencin? P.A.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.