OPINION

Të zhduken presioni dhe pesha e pushtetit politik

07:34 - 09.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Natasha Mulaj

 

Qysh prej miratimit në parlament të strukturave tona të vetingut, është folur dhe komentuar pafund për rëndësinë jetike të tij, si për vetë drejtësinë, ashtu edhe për impaktin që do të këtë ai në çdo qelizë të shoqërisë. Realisht pritshmëritë janë shumë të larta, dhe ne duhet të jemi, as më shumë dhe as me pak, por në lartësinë e tyre.

Që ta vendosin procesin në binare funksionale, unë jam katërcipërisht e bindur, dhe dua të nënvizoj më shumë forcë se në duhet ta fillojmë nga vetja, duke pastruar radhët tona. Mua me kumbon gjithnjë në vesh sentenca e reformatorit të njohur amerikan të shekullit të 19, Henri Uard Biçer, i cili pikërisht për këtë çështje është shprehur qartë:” Sikur të mblidhen bashkë në një të vetme të gjitha togat e zeza, te të gjithë gjykatësve të mirë që kanë jetuar mbi këtë tokë, nuk do të mund të mbulonin padrejtësinë dhe turpin e shkaktuar nga një gjyqtar i vetëm i korruptuar”.

Kjo sentence është më aktuale se kurrë në vendin tonë, ndaj jam e bindur se ajo rrezonon fort tek të gjithë ne që kemi marrë përsipër këtë detyrë, që nuk është vetëm detyrë, por edhe mision. Unë ndihem vërtetë mjaft optimiste kur shoh sesa shume juristë të reja dhe të rinj, të mirë shkolluar dhe të ndershëm, kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e strukturave tona. Ne duhet të jemi shpresëplotë se jemi në rrugën e duhur.

Domosdoshmëri për ne është fillimisht dhe mbi të gjitha qartësia dhe kthjelltësia e ligjit, çka ndikon direkt në dhënien e drejtësisë, duke eliminuar hapësirat për keqinterpretime dhe për ekuivoke. Së dyti, do të veçoja njohjen në perfeksion të tij nga të gjithë ne; dhe së fundi do të theksoja një tjetër moment, gjithashtu, tejet i rëndësishëm. Ne nuk duhet të kemi frikë. Presioni dhe pesha e pushtetit politik dhe i pushtetit të parasë duhet të zhduken përfundimisht. Ne duhet të vendosim drejtësinë në radhët tona, që t’u japim drejtësinë e ndershme të gjithë shqiptarëve.

Vetëm kur këto hapa të zbatohen në praktikë me shembuj konkretë, vetëm atëherë do të fillojmë të fitojmë respektin e dëmtuar rendë të qytetarëve tanë te drejtësia, si një pushtet krejtësisht i pavarur dhe i pandikuar prej askujt dhe asgjëje. Nuk mund ta theksoj mjaftueshëm, sesa jetike është për ne, të kalojmë në vepra; në vendime të drejta e të ndershme, të mbështetura tërësisht në prova të pakundërshtueshme, dhe që më pas ato të perceptohen të tilla nga opinioni publik.

Dua ta mbyll këtë fjalë me një sentencë, thënë nga ish-Presidenti Amerikan Teodor Ruzvelt, sipas të cilit: “ Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nën ligjin; dhe madje askujt nuk i merret leje kur i kërkohet ta zbatojë ligjin. Respektimi i ligjit merret si e drejtë dhe aspak si një nder”.

 

Autorja

Kryetare e Kolegjit të Apelimit

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.