BLUETOOTH

Zhduket nga Shqipëria dhe Zvicra, ja cilën “strofull të ngrohtë” zgjedh moderatorja e njohur

10:01 - 09.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërkohë që ne të gjithë po përgatitemi për një “dimër të egër”, bukuroshja e njohur Floriana Garo është duke shijuar disa ditë pushime së bashku me partnerin e saj në një nga parajsat e Tokës, në Punta Cana. Moderatorja e njohur është në pritje të një vajze që me siguri do të jetë po aq e bukur sa e ëma. Pasi u zhvendos nga Shqipëria në Zvicër, Floriana vazhdoi edhe atje me të njëjtin intensitet punën së bashku me partnerin e saj. Por mesa duket ka ardhur momenti për disa pushime për mamin e ardhshëm, dhe pse jo? Floriana ka publikuar një foto në mes të palmave, e veshur me një fustan të shkurtër që tregon se moderatorja nuk ka shtuar shumë peshë nga shtatzënia, por përkundrazi ka marrë dhe një nur të bukur. Edhe pse fotoja është nga larg, dallohet paksa barku i rrumbullakosur i ish-misit. Pavarësisht shtatzënisë, Floriana duket në një formë fantastike. P.A.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.