BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Në koncert duke tymosur. Lë varietenë, këtë herë në stadium. Shpëtim Saraçi nën shoqërinë e Bejlerit. Aleksandër Gjoka, më tapë se kurrë

16:00 - 10.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Në koncert duke tymosur. Lë varietenë, këtë herë në stadium. Shpëtim Saraçi nën shoqërinë e Bejlerit. Aleksandër Gjoka, më tapë se kurrë




Në koncert duke tymosur
Gjithmonë ka treguar interes për koncerte të ndryshme që zhvillohen në kryeqytet aq më tepër kur bëhet fjalë për grupe legjendare siç janë WHITESNAKE and DEF LEPPARD. Ema Andrea është ndjerë mjaft mirë dhe ka qëndruar deri në fund në koncert. Ka qenë bashkë me disa miq të saj dhe ndërsa dëgjonte këngët e saj të preferuara tymoste njëra pas tjetrës cigaret që mbante në xhep. E veshur mjaft sport, Ema i është përshtatur gjithë të rinjve të pranishëm duke mos bërë thuajse asnjë diferencë me ta.

 

Shpëtim Saraçi nën shoqërinë e Bejlerit
Prej kohësh ka shprehur simpatinë e tij për zërin e k ëngëtarit Sidrit Bejleri ndërsa bashkë kanë patur një sërë bashkëpunimesh në këngë, të sjella këto edhe në formë te modernizuar. Orkestruesi Shpëtim Saraçi shoqërohej në këtë koncert të zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” nga këngëtari Bejleri. Është mjaft i selektuar në pjesëmarrjet e tij në koncerte të ndryshme që realizohen dhe organizohen në Tiranë, por këtu nuk kishte sesi të mungonte duke treguar shijet e tij të zgjedhura.

Aleksandër Gjoka, më tapë se kurrë
Dhe në fakt komenti për këtë foto nuk vlen pasi imazhi flet qartë. Aleksandër Gjoka ‘I rrumbullakosur’ më mirë nuk bëhet ndërsa dëshiron të qëndrojë deri në fund të koncertit edhe pse këtë të fundit po e përjetonte ndryshe nga të tjerët. Dihet tashmë dëshira e parreshtur e këngëtarit për alkoolin, kryesisht birrën, por që edhe në festa apo koncerte të tilla do të shfaqej ‘tapë’ këtë nuk e menduam. Gjithsesi për hir të së vërtetës edhe pse ‘I trullosur’ nga pija, Sandri ka patur një humor shumë të këndshëm me miqtë, pra pija nuk e ka kapur keq. Kjo për faktin se të gjithë ata qeshin dhe duan të qëndrojë sa më shumë me të.

Lë varietenë, këtë herë në stadium

Regjisori i mirënjohur i ‘Portokallisë” Altin Basha, tashmë që sezoni i varietesë u mbyll, gjen pak më shumë kohë për veten. I shoqëruar nga bashkëshortja ai ka marrë pjesë në koncertin e organizuar në stadiumin “Qemal Stafa” këtë të enjte. Pantallonat lino të ngjyrave të ndryshme janë ato që karakterizojnë gjithmonë veshjen e regjisorit. Por çfarë do të përgatisë Basha në sezonin e ardhshëm të Portokallisë? Pa dyshim kombinime perfekte personazhesh dhe role të larmishme në një spektakël madhështor që pushton çdo të dielë ekranet shqiptare.

Ky shkrim u botua më 5 korrik 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.